Flash News

KRYESORE

'Gazetarët pa Kufij': Gjatë këtij viti 49 gazetarë u vranë, 389 u burgosën dhe 57 mbahen peng

'Gazetarët pa Kufij': Gjatë këtij viti 49 gazetarë

Organizata botërore “Gazetarët pa Kufij” ka publikuar raportin e këtij viti, lidhur me dhunën dhe shkeljet nga përfaqësuesve të medias.

Sipas këtij raporti, ka konkluduar se gjatë 2019-ës janë vrarë 49 gazetarë, 389 të tjerë janë të burgosur, ndërsa 57 po mbahen peng.

Sipas raportit, gazetaria mbetet një profesion me rrezik, megjithatë numri i vrasjeve këtë vit ka ardhur në ulje.

Sipas organizatës kjo rënie është rrjedhojë e faktit se ka rënë numri i gazetarëve të vrarë në zonat e luftës. Mbulimi i konflikteve në Siri, Jemen dhe Afganistan ishte më pak vdekjeprurës në vitin 2019 gjatë të cilit u regjistruan 17 gazetarë të vrarë, ndryshe nga viti 2018, kur 34 gazetarë ishin vrarë në këto tri vende.

Gjatë raportimeve të konflikteve në Siri, Jemen dhe Afganistan në vitin 2019 janë shënuar 17 gazetarë të vrarë këtë vit, ndryshe nga 2018-ta kur u regjistruan 34 të ekzekutuar në krye të detyrës, vetëm në këto tre vende. Kurse në Amerikën Latine janë vrarë 14 reporterë, duke mbetur një nga vendet me rrezikshmëri të lartë për gazetarët.

389 gazetarë janë të burgosur për shkak të profesionit, dhe këtë vit përbën rreth 12 për qind më shumë sesa vitin e kaluar. Gjysma e tyre mbahen në burgje në Kinë, Egjipt dhe Arabinë Saudite.

Po ashtu,  të paktën 57 gazetarë mbahen peng, po aq sa edhe vjet, konkretisht në në Siri, Jemen, Irak dhe Ukrainë.

Sipas “reporterët pa kufij”, 24 prej tyre mbahen peng nga ISIS, 14 nga kryengritësit Houthi në Jemen, 13 nga Al Quaida, Hayat Tahrir al Sham dhe grupe tjera radikale dhe 6 mbahen nga grupe të paidentifikuara përfshirë edhe kryengritësit pro rus në Ukrainë.

Të fundit