Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gazetarët përballë COVID-19/ Armand Bajrami: Raportimi sfidë familjare. Më trondit ajo pakicë njerëzish që s`respektojnë masat
Armand Bajrami është një nga gazetarët e njohur të terrenit në vend. Atë jemi mësuar ta shohim shpesh në ekranin e A2 CNN duke raportuar nga ngjarje të kronikës, gjykatat, komisariatet e policisë apo prokurori. E kemi parë edhe në studio televizive duke dhënë detaje nga ngjarje të ndryshme të kronikës në vendin tonë. Por, gjatë marsit dhe tani në prill, gazetari i A2 CNN ka ‘zhveshur’ xhaketën e gazetarit të kronikës, duke u përshtatur me realitetin e ri të krijuar nga COVID-19. Ai ka raportuar aktualitetin e pse jo ngjarje sociale. Politiko.al zhvilloi një intervistë me Mandin, siç kolegët e thërrasin shkurt, ku e kemi pyetur rreth ‘përshtatjes’ së tij me situatën.
Mandi tregon se në fillim ishte emocionalisht e vështirë, për shkak të ndryshimit të jetesës por edhe për frikën nga infektimi me COVID-19. Ai i gëzohet shumë solidaritetit qytetar në këtë periudhë, ndërsa tronditet nga ata që nuk zbatojnë rregullat e shtetrrethimit. Mandi vendos shumë 10-ta, ku në krye të listës qëndrojnë mjekët e më pas mësuesit. Ai tregon përjetimet familjare rreth situatës së krijuar, ndërsa thekson në fund se “COVID-19 duhet të jetë mësim” për shtetin, me qëllim forcimin e sistemit shëndetësor.
Si e ke përjetuar këtë periudhë, jeta mes COVID dhe normalitetit?
Ditët e para ishin emocionalisht të vështira. Ndryshimi i beftë i mënyrës së jetesës, i ndërveprimit social, por edhe druajtja nga infektimi me një virus të ri dhe agresiv dhe shqetësimi për familjarët më ngarkoi me një ndjesi të pakëndshme. Fatmirësisht, në fare pak ditë e kalova atë gjendje. Puna në newsroom dhe terren ka marrë rrjedhën e saj të zakontë. Diferencë bën rikonturimi i disa sjelljeve të zakonshme, në zbatim të respektimit të rregullave anti-covid. Nga ana tjetër, më mungojnë shumë shëtitjet në natyre, “arratisjet” nga Tirana, shtrëngimet e duarve me miqtë dhe përqafimet.
Çfarë të bën më shumë përshtypje, të trondit apo të gëzon?
Më gëzon solidariteti që kam parë këto ditë ndër qytetarë. Dëshira e disave për të ndihmuar me aq sa munden njerëzit në nevojë. Përpjekja e disa të tjerëve për të induktuar energji pozitive, apo për të motivuar dhe ndihmuar shpirtërisht të tjerët për t’ua bërë më të lehtë përballimin e siutuatës. Më trondit fakti që, ndonëse në pakicë, ka qytetarë të pa bindur, që nuk respektojnë rregullat e distancimit fizik apo të izolimit. Flas për kategorinë e personave që, ndonëse nuk e kanë të nevojshme, abuzojnë me orët e izolimit, grumbullohen, injorojnë rregullat, krenohen madje me faktin, pa u ndërgjegjësuar që bëhen rrezik jo vetëm për veten, por edhe për të tjerët.
Kujt do t`i vinit notën 10 në këtë emergjencë?
Nuk më mjafton vetëm një dhjetë. Përballja me Covid19 nxorri në pah anët më të mira dhe vlerat më të larta të bashkëqytetarëve tanë. Unë dua të vë shumë të tilla, por do të përmend vetëm disa. Dhjeta e parë padiskutim i takon mjekëve dhe stafit mbështetës në spitale, të cilët po tregojnë përkushtim dhe sakrificë. Një 10 për mësuesit, për punën e tyre të jashtëzakonshme dhe angazhimin madhor të vijimit të mësimit në distancë. Notën 10 nuk ua kursej as kolegëve të mi gazetarë për sakrificën e pashembullt. Nuk kanë ngurruar asnjë çast së ecuri në “tokë të minuar”, të ekspozuar ndaj virusit, por gjithmonë gati për të përmbushur misionin e informimit të publikut. Dhjetë për mua meriton çdo qytetar që në këtë situata ka ndihmuar, apo i është gjendur së paku një personi në nevojë. Dhjetë edhe për çdo punëdhënës, që ndonëse në vështirësi, ka gjetur mënyrën për të mos u ndërprerë marrëdhënien e punës apo burimin financiar të punonjësve të tij. Ndaj thashë që më duhen shumë dhjeta.
Si ndryshon jeta normale e raportimit para COVID-19 me këtë tani?
Për më shumë se një dekadë si gazetar i kronikës së zezë të gjitha raportimet e mia kanë pasur të bëjnë me krimin dhe drejtësinë. Ndërsa këto ditë, ashtu si edhe kolegët e mi në TV, i jemi përkushtuar raportimit mbi situatën COVID19. Përkohësisht dola nga “ujërat e mia”, duke raportuar për shqetësime të qytetarëve, problematika, situata dhe informacione të dobishme për publikun. Për hir të vërtetës, në ditët e para të pandemisë publiku nuk shfaqte interes për lajme jashtë kontekstit të koronavirusit.
Si e përjeton familja punën tënde të përditshme?
Unë dhe bashkëshortja ndajmë të njëjtin profesion dhe për këtë shkak edhe sfida e të raportuarit gjatë pandemisë ka qenë familjare. Kemi vijuar përditshmërinë tonë si pjesë e të njëjtit front. Shqetësim të shtuar lexojmë në sytë e prindërve, të cilët, per sigurinë e tyre, nuk i kemi vizituar që prej konfirmimit të rastit të parë me COVID në vend. Kemi shtuar numrin e telefonatave në ditë me ta dhe teksa qëndrojnë të izoluar në shtëpi, janë ndjekësit më besnikë të të gjitha raportimeve tona në ekran.
A është një moment reflektimi profesional dhe jetësor?
Patjetër që po. Kjo situatë shkaktoi dhe do të skalisë ndryshime të mëdha në mënyrën e funksionimit të medias. Ashtu si edhe tërmeti i fundvitit të shkuar në Shqipëri, pandemia tregoi edhe njëherë nevojën e madhe të mendimit të ekspertëve në TV. Ndërsa intervistat në distancë përmes aplikacioneve, shumë pak të aplikuara para pandemisë, besoj se edhe pas përfundimit të saj, do të jenë të zakonshme në çdo TV. Ndërsa reflektimi jetësor është ai më i rëndësishmi. Uroj që pas pandemisë njerëzit të jenë falenderues për çka kanë, të jenë më pranë familjeve të tyre dhe të vlerësojnë kënaqësitë e vogla të përditshmërisë. Nga ana tjetër, Covid19 duhet të jetë mësim për politika shtetërore rigoroze në forcimin e sistemit shëndetësor dhe për strategji efikase në raste ngjarjesh të pazakonta si coronaviurus.
Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38