Flash News

KRYESORE

Gazetarët përballë COVID-19/ Elio Laze: Jam në borxh me vajzën time 5 muajshe. Më trondit neglizhenca e shtetit

Gazetarët janë misionarët e informacionit në çdo kohë, për më tepër në situatën që po përballemi aktualisht. Dhjetëra gazetarë të televizioneve shqiptare raportojnë çdo ditë, pa ndalur, situatën nga koronavirusi në vend. Një prej tyre është Elio Laze, gazetar investigative i Ora News, tregon se si është përshtatur me realitetin e ri të raportimit. Elio foli për Politiko.al, duke ndarë me ne dhe gjithë lexuesit eksperiencën e tij ku tregon se “është i tronditur nga neglizhenca e shtetit”, ndërsa raportimin në këtë situatë e quan “periudhë të frikshme”. Elio shprehet gjithashtu se është në “borxh” me familjen dhe vajzën e tij 5 muajshe.

Si e ke përjetuar këtë periudhë, jeta mes COVID dhe normalitetit?

Periudhë e frikshme do ta quaja. Nga frika për shëndetin e familjes, për sigurinë time dhe tek meraku për miq e shokë e deri tek përpjekja e vazhdueshme për informacion dhe tek oraret e zgjatura. Në gjykimin tim, vetëm për normalitet që nuk mund të diskutohet në këtë periudhë.

Çfarë të bën më shumë përshtypje, të trondit apo të gëzon?

Më trondit neglizhenca e shtetit. Neglizhëncë e filluar që kur “armiku” nuk na kishte trokitur në derë. Të paqartë, pa stratëgji dhe tejet arrogantë. Si mundet të ishin të qetë kur e dinin që Sanatoriumi kishte vetëm 4 respiratorë në gjëndje pune. Pasi Agron Shehaj i dhuroi 2 të tillë, u kujtua dhe shteti të sjellë 5 copë dhe të porosisë disa të tjera. Për mua kjo neglizhëncë që miksohet me paaftësi dhe “grykësi” është tronditëse.

Me kë je më shumë i kënaqur?

Policia e shtetit në gjykimin tim ka një sjelljë më shumë se të lavdërueshme ne këtë kohë. Bashkpunues, të sjellshëm dhe të gatshëm për çdo situatë jo vetëm me mediat që janë gjithë kohës në terren, por nga ajo që kam konstatuar, me çdo qytetar.

Si ndryshon jeta normale e raportimit para COVID-19 me këtë tani?

Unë personalisht e kam ndjerë këtë pjesë. Puna imë është investigimi. Dhe më ka ndryshuar komplet rrjedha e punës sime. Nga investigimi në raportim për situatën është kapërcim pak i mundimshëm. Po luaj në një fushë që nuk kam luajtur më parë.

Si e përjeton familja punën tënde të përditshme?

Familjes i kam një borxh të madh sidomos në këtë periudhë prej më shumë se 1 muaji. I kam mohuar kohën e të qëndruarit bashkë për shkak të raportimeve. I kam mohuar vetes mundësin të kaloj kohë me time bijë 5 muajshe. Më dhemb që shumë gjëra që duhet të isha prezent për t`i gëzuar për herë të parë, nuk jam aty.

Të fundit