Flash News

KRYESORE

Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë: Qeveria të tërhiqet nga akti selektiv për mbylljen e RTV Ora

Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë: Qeveria të

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë solidarizohen me kolegët e Radio Televizionit Ora, që po përballen me një akt selektiv për mbylljen e aktivitetit, me pretendimin e shkeljes së rregullave anti Covid në transmetimet televizive.

“Shoqatat tona e konsiderojnë këtë akt, një gjest selektiv, aspak në proporcion me dëmin e pretenduar, një keqpërdorim i pushtetit me pretekst epideminë, për të intimiduar mediat.  Një zell selektiv ndaj RTV Ora, që nuk u përdor në raste të ngjashme.

Ky akt përbën një precedent të rrezikshëm, që mund të përdoret edhe ndaj mediave kritike me qeverinë, edhe pse vendi është në fazën e lirimit të masave shtrënguese për shkak të Covid-19.

Shqipëria është ndër vendet e rralla, ku masmedia nuk është ndihmuar aspak financiarisht nga qeveria, pavarësisht se kanë bërë të ditur vështirësi serioze financiare në kushtet e epidemisë së Covid.  Për pasojë ky zell selektiv për të ndëshkuar median është keqpërdorim i pastër i pushtetit, si dhe akt censure ndaj një medie kritike ndaj qeverisë.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë i bëjnë thirrje qeverisë të tërhiqet nga akti selektiv për mbylljen e RTV Ora, e të mos cënojë mediat, të cilat kanë qenë në linjën e parë të kësaj sfide edhe shqiptare, për të informuar qytetarët, pasqyruar situatën në terren e përcjellë mesazhet edhe të vetë qeverisë, pa asnjë lloj ndihme prej kësaj të fundit!”, shkruan Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë.

 

Të fundit