Flash News

KRYESORE

Gazetarët serb të “Kurir” ofendojnë shqiptarët para bustit të Skënderbeut

Gazetarët serb të “Kurir” ofendojnë shqiptarët

UEFA vendosi që të dyja ndeshjet mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit të luhet pa tifozë miq në stadium për të evituar në këtë mënyrë ndonjë përplasje mes tifozëve. Por edhe pse në mungesë të tifozëve duket se janë gazetarët serb të “Kuririt” ata që kanë provokuar.

Gjatë shëtitjes që ata kanë bërë në kryeqytet kanë realizuar një foto pranë bustit të Skënderbeut në qendër, duke ngritur tre gishtat lartë, të cilët simbolizojnë luftën e çetnikëve serbë ndaj shqiptarëve.

Kjo bëhet edhe më e rëndë pas publikimit që i është bërë fotos në gazetën kombëtare “Kurir”.

Të fundit