Flash News

KRYESORE

Gazetarët të kërcënuar nga grupet kriminale, Artan Hoxha paralajmëroi më herët kolegët; dy qytetet ku rrezikohen reporterët

Gazetarët të kërcënuar nga grupet kriminale, Artan Hoxha

Mëngjesin e sotëm, banesa e prindërve të gazetares Klodiana Lala u sulmua me armë. Ngjarja është ende pa autorë ndërsa siç pohoi edhe vetë gazetarja sulmi ka të bëjë me detyrën e saj si reportere.

Dy javë më parë, gazetari investigativ, Artan Hoxha, në studion e ‘Report tv’ tha se puna e gazetarëve është tepër e rrezikuar për shkak të grupeve të fuqishme kriminale.

Hoxha tha se kishte këshilluar kolegët e Elbasanit dhe Shkodrës, që të raportonin ngjarje deri në momentin sa mos të rrezikonin jetën e tyre dhe të familjarëve.

Hoxha përmendi pikërisht Shkodrën dhe Elbasanin si dy qytetet ku situata është më e ndezur sa i takon grupeve kriminale që veprojnë në këto zona.

“Në Elbasan ka çdo muaj, unë po them çdo muaj për ta rritur në kohë, por në fakt çdo javë, të vjen lajmi që u gjet një makinë e djegur, u gjet një banesë e djegur, është marrë një person peng.

Ka shumë ngjarje që kolegët tanë nuk i raportojnë dhe unë, sepse më çon rruga dhe i takoj, edhe i këshilloj që të mos i raportojnë herë pas here.

Këtë gjë ua kam bërë edhe kolegëve të mijë në Shkodër, kohët e fundit. ‘Djema raportoni deri ku nuk rrezikoni familjet tuaja’. Në momentin që rrezikoni jetën tuaj, familjen tuaj, nami të bëhet, prisni të ndodh hataja dhe raportojeni. Nuk mund të raportosh para sepse je në një pozicion komplet të pa barabartë dhe rrezikon jashtë zakonisht shumë, prandaj këto ngjarje nuk raportohen”, u shpreh Hoxha dy javë më parë.

 

Të fundit