Flash News

KRYESORE

Gazetarët vënë në vështirësi prokuroren, e pyesin ku janë investuar paratë e bandës së Met Kananit

Gazetarët vënë në vështirësi prokuroren, e pyesin

Pak më parë Policia e Shtetit dhe Prokuroria dhanë detaje lidhur me super-operacionin për goditjen e grupit të trafikantit Met Kanani, i njohur ndryshe edhe si baroni shqiptar i drogës në Turqi, tashmë i arrestuar që në mars të këtij viti.

Në fund të deklaratës, gazetarët bënë disa pyetje për prokuroren e kësaj çështje, Elisabeta Imeraj.

Ajo ka preferuar tu shmangej pyetjeve, ndërsa ajo që ra në sy ishte pyetja se ku janë investuar paratë e grupit të goditur të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Kjo pyetje duket se ka vënë në vështirësi prokuroren, e cila nuk ka preferuar të gjithët, veçse me një ‘faleminderit’.

Nga banda, u arrestuan 18 persona, përfshirë edhe Met Kananin.

Veprimtarinë kriminale e ushtronin në Shqipëri dhe në vende të tjera, kryesisht ato të Bashkimit Europian.

Dyshimet ishin se ky grup kriminal vepronte në linjat e trafikimit të heroinës, Turqi – Greqi – vendet e BE-së, si dhe Turqi – Maqedoni – Shqipëri – vendet e BE-së.

Gjatë operacionit, u sekuestruan edhe 2.1 ton lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

 

Të fundit