Flash News

KRYESORE

Gazetari, Ambasadorëve: Turp, na jepni leksione demokracie; s' keni hapur një qendër votimi për zgjedhjet europiane!

Gazetari, Ambasadorëve: Turp, na jepni leksione demokracie; s' keni

Gazetari Artur Nura u ka dhënë një 'leksion' selive të ambasadave të huaja në Shqipëri dhe sidomos përfaqësuesve të Bashkimit Europian dhe Italisë. Nura pyet se si nuk ka një qendër votimi në Tiranë për zgjedhjet europiane, kur dihet se në Shqipëri jetojnë dhe punojnë shumë qytetarë të Bashkimit europian; vetëm Italia ka rreth 20 mijë.

Ai sjell shembullin e dy qytetarëve italianë që e kanë pyetur se ku mund të votojnë për zgjedhjet europiane. Gazetari Nura është interesuar te përfaqësia e BE dhe i ka thënë se 'janë pushim'. Te ambasada italiane i janë përgjigjur se 'nuk e kishin menduar këtë gjë'.

Më poshtë shkrimi i plotë i Artur Nurës, botuar në portalin përqajse.com, në shqip dhe italisht.

Kush do qe lexon sado pak zhvillimet politike europiane ka mesuar se zgjedhjet e sotme per Parlamentin Europian jane shume te rendesishme per te ardhmen e Europes, politikisht e gjeopolitikisht.

Mjafton te beni vox pop-e ne Tirane dhe do ju rezultoje se qytetaret e thjeshte e njohin parimisht rendesine e ketyre zgjedhjeve per Europen dhe faktin qe e drejta per te votuar, te zgjedhur dhe te zgjidhesh eshte themel i Demokracise se kontinentit te vjeter ku duam te jemi pjese sic jemi gjegrafikisht edhe politikisht.

Kur qytetaret e thjeshte shqiptare njohin keto parime themeltare te Europes, perfaqesuesit e vete Europes, ambasadoret e vendeve te Unionit, te cilet mbikqyrin zhvillimet ne Shqiperi dhe japin noten nese ne i kemi kryer detyrat e demokracise ketu dhe nese meritojme te jemi atje si Europiane, sigurisht qe duhet te dine me shume!

A jane te hapura qendra votimi ne Shqiperi per zgjedhjet ne Parlamentin Europian?

Ne Kompanine ku une po bashkepunoj si drejtor i marredhenieve publike, kane ardhur edhe dy qytetare italiane te cilet ishin krejt natyrshem te interesuar te votonin dhe pyeten nese, Ambasada Italiane ne Tirane ja mundesonte nje gje te tille. Pas kontaktimit me Ambasaden mesuam se ne Ambasade askush nuk kishte menduar per kete te drejte themelore te mbi 20.000 italianeve ne Shqiperi!

Na u sugjerua Delegacioni i Komisionit Europian i cili sipas tyre, mund te kishte menduar per kete te drejte themelore te shtetasve europiane ne Shqiperi, pra edhe te ambasadoreve, familjeve te tyre dhe ndnpuneseve te ambasadave, plus investitoreve te vendeve perkatese qe me taksat qe paguajne mundesojne pagesat e majme te tyre!

Pasi kontaktuam njerin prej zyrtareve te ketij Institucioni te rendesishem, hasem ne cudine e faktit qe personi nuk dinte ke te pyeste se Delegacioni ishte i mbyllur me qe eshte fund java! Sigurisht edhe ne kete rast na u sugjeruan ambasadat e vendeve te Unionit!

A eshte ky zhvillim nje skandal?!

Parimisht po, por personalisht nguroj te gjykoj definitivisht pa degjuar palet e cituara! Ambasadoret e ketyre vendeve jane Arbirtrat e lojes tone per me shume demokraci fuksionale dhe nje institucion i tille nis te respekti ndaj te drejtes se individid per te zgjedhur dhe u zgjedhur, pra te drejtes per te votuar.

Cfare bejne Delegacioni i Komisionit Europian dhe OSBE ne Tirane, pervec ‘leksioneve” me shume shpenzime financiare ndaj demokracise se brishte shqiptare, ndaj kesaj te drejte themelore te shtetasve te tyre qe gjenden ne Shqiperi dhe duan te kryejne detyre dhe shfrytezojne te drejten e tyre per zgjedhjet ne Europe?!

Nese nuk kane bere asgje dhe e kane injoruar, sigurisht qe duhet te jete nje skandal e turp i madh per Ta, por personalisht shpresoj akoma te jem i gabuar… Keto zgjedhje historike europiane tashme kane startuar, po ne Shqiperi cpo bejne ambasadoret dhe qytetaret europiane…?!

Perqasje.com

Të fundit