Flash News

KRYESORE

Gazetari analizon deklaratën e FMN-së: Njoftoi prishjen e konkurrencës për bizneset. Favore vetëm për më të pasurit

Gazetari analizon deklaratën e FMN-së: Njoftoi prishjen e

Gazetari i ekonomisë në Top Channel, Klodian Tomorri ka analizuar shkurtimisht deklaratën e Fondit Ndërkombëtar Monetar për Shqipërinë. Sipas Tomorrit, mesazhi kryesor i FMN-së ishte sistemi tatimor është bërë i pabarabartë dhe kjo ka dëmtuar konkurrencën e ndershme midis bizneseve.

“Jane uljet e taksave, te cilat miratohen si lehtesime per te nxitur sektore te caktuar dhe ekonomine, por qe ne fakt perfundojne ne favore te mirefillta per nje grusht njerezish, ata me te pasurit”, shkruan gazetari.

Një tjetër mesazh i FMN-së, sipas Klodian Tomorrit, lidhet me borxhet e prapambetura që kanë arritur në shidrën e 300 milionë dollarëve.

Reagimi i plotë:

Ca tha FMN?

Mesazhi kryesor ishte se sistemi tatimor ka humbur integritetin dhe eshte bere i pabarabarte duke privilegjuar sektore apo interesa te caktuara. Kjo e ka bere fushen e lojes te pabarabarte mes bizneseve duke demtuar konkurrencen e ndershme dhe shperndarjen optimale te burimeve ne ekonomi.

Jane uljet e taksave, te cilat miratohen si lehtesime per te nxitur sektore te caktuar dhe ekonomine, por qe ne fakt perfundojne ne favore te mirefillta per nje grusht njerezish, ata me te pasurit.

Tani keto perjashtime se bashku me nje sere masash te tjera, e kane bere sistemin e taksave me kompleks, me te pandershem dhe gerryejne te ardhurat tatimore.

Mesazhi i dyte ka lidhje me te parin. Per shkak te perjashtimeve tatimore, qe gerryejne te ardhurat, qeveria po krijon borxh te fshehur. Nuk e tha shifren me ze, por e nxorri tek tabelat e deklarates zyrtare. Borxhet e prapambetura kane arritur 300 milione dollare, duke perfshire edhe ato te bashkive.

Te gjithe e mbajne mend se sa shtrenjte i paguam borxhet e fshehta ne 2013-en. Qeveria mori 1 miliarde dollare borxh me pretendimi per te shlyer borxhet qe la qeveria parardhese. Tani ne vetem dy vjet, ka akumuluar 250 milione dollare borxhe te fshehura, te cilat se bashku me 50 milione te tjera qe kane bashkite, (keto te trasheguara nga para 2015-es) e kane cuar shifren e detyrimeve te prapambetura ne 300 milione dollare.

Kjo eshte sa 9 per qind e te ardhurave buxhetore qe mbledh qeveria, ose sa deficiti vjetor i buxhetit.

Të fundit