Flash News

KRYESORE

Gazetari Artan Hoxha publikon shifrat: Si ka lëvizur çmimi i kanabisit në Shqipëri dhe jashtë në pesë vitet e fundit

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar shifrat sesi ka lëvizur çmimi i kanabisit në Shqipëri dhe jashtë, në pesë vitet e fundit.

Në rrjetin social Facebook, gazetari tregon çmimin për kg tek kultivuesit dhe çmimin për kg jashtë vendit teksa thekson se pse 2018-ta është viti gur prove për policinë shqiptare.

“Si ka levizur cmimi i kanabis, ne pese vitet e fundit dhe pse 2018 eshte viti gur prove per policine shqiptare. Stoku i 2016-es eshte boshatisur, kerkesa ne tregjet europiane eshte rritur, sasite e medha te kapura nga policite e vendeve te rajonit kane rritur koston e transportit. Per te gjitha keto faktore cmimi ne tregun europian ka nisur kurben e ngjitjes,...”, shkruan Hoxha në rrjetin social Facebook.

Të fundit