Flash News

KRYESORE

Gazetari britanik: Vuçiçi është më i fortë se kurrë, Thaçi s’ka qenë kurrë më i dobët

Gazetari britanik: Vuçiçi është më i fortë se

Gazetari britanik Tim Judah deklaruar se bisedimet mes Beogradit e Prishtinës kanë “problem të madh“ dhe se dialogu nuk ka vdekur, por është në koma.

Duke komentuar takimin në Bruksel të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut serb, Aleksandar Vuçiç, në prani të përfaqësueses së BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, Judah shprehet se liderët nuk po japin informacionin e duhur për çfarë po diskutohet.

“Ata po thonë se po punojnë në fazën e re të dialogut, por në esencë ne s’e dimë se çfarë do të thotë kjo”, ka thënë ai, në një intervistë për gazetën beogradase “Blic”.

Judah ka vlerësuar se Vuçiç s’ka qenë kurrë më i fortë, ndërsa Thaçi asnjëherë s’ka qenë më i dobëtse tani.

Sipas tij, dobësia  e Thaçit do të shihet kur duhet të zbatohen marrëveshjet me Vuçiçin.

Ai ka thënë se Thaçi do ta ketë të vështirë t’i zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel, pa përkrahjen e Kuvendit.

Judah ka thënë se që nga nënshkrimi i marrëveshjeve, në vitin 2015, është zbatuar vetëm një nga katër sosh (marrëveshja për kodin telefonik të Kosovës).

“Megjithatë, nuk pajtohem me kandidatin e Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurtin, se dialogu është i vdekur, por ai (dialogu) përfundimisht është në koma”, ka theksuar Judah.

Të fundit