Flash News

KRYESORE

Gazetari Çollaku paralajmëron skandale të tjera: Do publikohen ditët e ardhshme, s’më frikëson paketa anti-shpifje e Ramës

Gazetari Çollaku paralajmëron skandale të tjera: Do publikohen

Gazetari Basir Çollaku ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të publikojë disa skandale të tjera që implikojnë ministra dhe zyrtarë të tjerë lartë të mazhorancës.

“Sigurisht, kam edhe materiale dhe dosje të tjera që do të dalin. Kam punuar dhe do të vazhdoj të punoj së bashku me kolegët e mi. Janë të gjitha me emra. Ato prova që ne kemi gjetur do ti publikojmë”, sqaroi Çollaku në emisionin '360 gradë' në Ora News pa dhënë më shumë detaje.

Lidhur me propozimin e kryeministrit Rama për paketën anti-shpifje, Çollaku sqaroi se qëllimi i saj është zhdukja e skandaleve dhe frikësimi i gazetarëve, por shtoi se kjo është e pamundur.

Çollaku ishte autori i intervistës me komisarin Emiljano Nuhu, i cili zbuloi denoncimet e Xhisiela Malokut ndaj djalit të deputetit Rrahman Rrahja, të cilat nuk merreshin në konsideratë nga policia e Fushë-Krujës dhe e Komisariatit Nr. 3 në Tiranë.

Të fundit