Flash News

KRYESORE

Gazetari debat me të ftuarin në studio: Ministria e Diasporës sa për t’i gjetur një vend pune Pandeli Majkos

Gazetari debat me të ftuarin në studio: Ministria e Diasporës sa

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit ‘Arena’, Dritan Hila ka debatuar me Kosta Bajrabën sa i takon gjendjes së emigrantëve shqiptarë. Hila tha se Shqipëria nuk ka statistika për të dhënat e shqiptarëve që janë jashtë ndërsa e ka cilësuar ministrinë e Diasporës, si një ministri sa për t’i gjetur një vend pune Pandeli Majkos.

Debati

Bajraba: Meqë përmendët se çfarë bëjnë qeveritë, sot ka një interes më të madh

Hila: Kanë krijuar një ministri me dy punonjës. I kanë gjetur një vend pune Pandeli Majkos.

Bajraba: Nga retorika..

Hila: E di sa ka shërbimi konsullor? Nja 30 veta.

Bajraba: Nga retorika për emigrantët, tani ka kaluar...emigrantët janë lojtarë ekonomik.

Hila: Ti nuk ke një regjistër emigrantësh. Nuk e di sa ke në burgje. Ministria e Jashtme nuk e di sa ka në burgje.

Bajraba: Ka statistika...

Hila: Statistikat janë zero.

Bajraba: Ka kaluar nga retorika në politika më realiste. Ka një fond për zhvillimin e iniciativës së diasporës. Ka një qendër votimesh për diasporën. Të themi ato që janë.

 

 

Të fundit