Flash News

KRYESORE

Gazetari i del në krah imamit Elvis Naçi: Fjalët e tij u nxorrën jashtë kontekstit; ai foli për edukimin seksual të familjes

Gazetari i del në krah imamit Elvis Naçi: Fjalët e tij u

Gazetari Erion Kristo i ka dalë në krah imamit Elvis Naçi pas reagimeve të shumta që ka shkaktuar deklarata e tij për kujdesin e pakët që gratë tregojnë ndaj vetes dhe burrit.

Shumë persona publik i konsideruan maskiliste deklaratate imamit, i cili njihet në hapësirën shqiptare si pjesë e rrymës së moderuar të islamit.

Megjithatë, Kristo mendon se fjalët e Naçit janë nxjerrë jashtë kontekstit, ndërsa sqaron se ai ka folur për edukimin seksual të familjes. Sipas Kristos, imami nuk mund të përfshijë brenda vetes të gjitha rrymat e mendimit njerëzor, ndërkohë që fjalimi i tij i drejtohet një publiku të caktuar brenda një institucioni të caktuar.

Reagimi:

Une nuk mund te marr ne mbrojtje Elvis Nacin, se ai eshte me i madh se mua dhe ska nevoje per mbrojtjen time. Po fjalet e tij i degjova me kujdes. Ne thelb ai foli per edukimin, si dhe per edukimin seksual te familjes. Nuk ka asgje te keqe qe gruaja te behet e bukur per burrin e vet. Nuk ka asgje te keqe qe gruaja te kujdeset per trupin e vet. Gruaja eshte vertet parajse per burrin. Familja eshte vertet e shenjte. Nese ja nxjerr fjalet jashte kontekstit, ato mund te tingellojne keq. Po ai po flet per nje publik te caktuar. Brenda nje institucioni te caktuar. Ai smund te perfshije brenda vetes te gjitha rrymat e mendimit njerezor. Ne epoken tone te degjenerimit total, kemi nevoje per disa vlera. Dhe vlera e familjes eshte e para.

Gjithashtu Elvis Naci nuk eshte nje njeri dogmatik, por nga njerezit me mendjehapur qe kam pare. Fjala e tij eshte forca e tij. Dhe mijera njerez kane bere bamiresi nisur vetem nga fjala e tij. Ky eshte fakt.

Jam i bindur se po te uleni e te diskutoni me te per shqetesimet qe ngjalli fjala e tij, ai do u sqaroje dhe komunikoje drejt, se Elvisi di te degjoje.

Nga ana tjeter, mesohuni te mos ofendoni ne rrjetet sociale. Mesohuni ta kuptoni tjetrin. Mesoni ndonje gje te mire. Une vete bej gabime ne komunikim, por perpiqem te korrigjohem kur gaboj. Eshte e lehte te fyesh, por e veshtire te jesh konstruktiv.

Të fundit