Flash News

KRYESORE

Gazetari denoncon fushatën anti-Basha: Po kërkohet t’i hapet shteg politik LSI-së

Gazetari denoncon fushatën anti-Basha: Po kërkohet t’i hapet

Gazetari Erald Kapri ka denoncuar përpjekjet për deligjitimimin e Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike, që sipas tij po bëhet për t’i hapur shteg politik LSI-së. Kapri flet për ekzistencën e një agjendë politike dhe mediatike, e cila ka në fokus sulmet ndaj Bashës dhe PD.

Megjithatë, gazetari shprehet i bindur se opozita nuk mund të zëvendësohet nga një parti e votave të blera dhe se PD do të jetë busulla e shqiptarëve.

Reagimi i Erald Kaprit:

Ka një axhendë politike dhe mediatike për të deligjitimuar Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike. E gjitha bëhet për ti hapur shteg politik LSI-së. Nuk ka për të ndodhur që një parti e votave të blera të zëvëndësojë forcën e opozitës dhe lidershipin e saj.

Marrëveshja politike e 18 Majit i hapi rrugë një Shqipërie europiane dhe Rama do mbajë përgjegjësi për shkeljen e saj dhe shkatërrimin e zgjedhjeve përmes shitblerjes masive të votës.

Demokratët do ngrihen. Partia Demokratike do përqafojë vlerat e së djathtës dhe shumë shpejt do jetë forca e shqiptarëve që duan që ky vend të bëhet. Unë jam demokrat. Besoj se vetëm e djathta mund të çlirojë vendin nga kthetrat e absurdit dhe mungesës së shpresës. Edhe besoj se Partia Demokratike do jetë busulla e shqiptarëve me ndërgjegje deri në triumf të vlerave.

Të fundit