Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gazetari denoncon kandidatin për Kryeprokuror: Çoi njerëz që më rrëmbyen. Hëngra grushtin brinjëve. Më kërcënoi
Një gazetar nga Durrësi ka botuar një shkrim në gazetën Bulevard, ku jepen fakte të rënda në lidhje me kandidatin për Prokuror të Përgjithshëm, Ferdinand Elezi. Gazetari kujton se si u mor me kërcënime në mes të Durrësit nga persona të njohur si të lidhur me krimin, hëngri një grusht në brinjë, dhe u dërgua para prokurorit Elezi i cili e kërcënoi se do ta arrestonte nëse nuk përgënjeshtronte një shkrim që kishte botuar në gazetën 'Tema', ku punonte asokohe.
Elezi, sipas burimeve mediatike, është sponsorizim i kryebashkiakut të Durrësit, Dako, një prej njerëzve më të afërt të kryeministrit Rama.
Teksti i plotë gazatarit Artur Llana botuar në bulevardionline.com:
Nuk kam asnjë dyshim që Ferdinand Elezi do të jetë prokurori i përkohshëm i cili do të zëvendësoj Llalën në atë post që është më i përfoluri në këta 27 vite. Nuk kam asnjë dyshim me veten që po ikën një eunuk në dukje nga ai institucion që keqpërdori gjithcka që i dha ligji dhe nuk u bë kurrë titullarë për të luftuar krimin po ama nuk mbeti pas si titullar për të bërë pasuri. Në ka në meorien time 21 vjecare si gazetar po dhe më parë një njeri që duhet të dënohet me një akuzë të vetme se ka heshtur për krime që i kanë kushtuar dhe zgjatur këtë tranzicion ky është Adriatik Llalla. Nuk ka lidhje me faktin që po e mbron opozita dhe po e largon shumica. Ajo është një luftë mes tyre për ti mbajtur mbyllur dosjet apo për ti hapur. Llalla përfaqëson sirtaret e mbushura me dosje të prokurorisë që nga vëllai i Bujar Nishanit në Durrës e deri te ish drejtorët e Hipotekës në po këtë bashki. Janë aty me pluhur dhe sa jerë që kanë nevojë për të bërë ndonjë xhiro jashtë vendit për relaks i thërrasin, Lukun dhe Ndreun, Ademin dhe të tjerë dhe pasi i marrin ca lekë nga ata që janë mbledhur në kohën e të ardhurave të partisë antikomuniste, i mbyllin përsëri. Nga ana tjetër , kjo e mazhorancës është po në të njëjtin hall. Kanë mbërritur aty ca dosje, ca denoncime që rrijnë në sirtar dhe sa herë që ngelin keq ata prokurorët e Llallës i thërrasin dhe për ti mbuluar me pluhur në sirtar marrin ndonjë rrugë jashtë shtetit. Fundja kjo është përplasja opozitë dhe pozitë, kjo është përplasja që jashtë luftës politike ka gjetur një kompromis për një emër që edhe pse në Durrës e quajnë Cuni jonë në fakt është cuni i komisariatit të Sarandës në ata vite të trishta dhe për të vazhduar më pas me të tjera gjëra deri te urdhërat e Dhori Sollakut për përgënjeshtrim të shkrimëve ose për të dhënë dorëhqeje. Aq shumë ja kanë marrë mend ambasdorit amerikan këta sa andej këtej, saqë ai është gati të pranojë dhe “Gogen” për kryeprokuror vetëm që të marrë udhë një reformë , pa e ditur se cfarë do të ndodhë më pas dhe ka gjasa që do të ndodhë më keq. Ose aq shumëe kanë bindur këta ambasadorin Lu dhe ndërkombëtarët se po vendosin si kryeprokuror të përkohshësh një servil që shtë gati të zbatojë një listë saqë zor se mund të gejndet njeri tjetër. Nga Takimet që kam pasur si gazetar me deputetë të komisionit të ligjëve nuk më lë shumë për të dyshuar se Ferdinand Elezi do të jetë Prokurori i përgjithshëm i përkohshëm dhe pse jo nëse do të zbatojë listën e dosjeve në sirtar do të vazhdojë edhe më gjatë. Nuk më trishton qëndrimi i opozitës pasi jam mësuar me prokurorët e saj për shtatë vite në gjykatë, as ai i mazhorancës se ja di që i ka zënë halli me ca dosje, ajo që më trishton është se edhe një reformë që kërkuan ta bënin ndërkombëtarët gjetën për ta drejtuar një ish shef komisariati që në 1997 ka ca gjëra të pasqaruara. Gjithesi ata janë secili në pozicionin e tyre dhe po bëjnë atë që ju leverdis për të shkluar të gjithë te një emër që duket se është ndarë pa u dëgjuar në komision. Thjeshtë u caktuan shtatë që të zgjasë procesi dhe njerëzit të besojnë se gjërat janë serioze, kur në fakt janë më qesharake se kurrë. Unë përvec se gazetar prej 21 vitesh apo botues i një gazete prej 13 vitesh dhe së fundi edhe i një portali, jam qytetar i këtij vendi që më thonë cdo ditë se kam një kushtetutë dhe i vetmi që kam dëgjuar këto ditë që kushtetita nuk funksionoka ishte Arben Imami që ka qenë hartues i saj. Nejse ai është kujtuar vonë për të më bindur ndërsa unë kam qenë shumë dakord që ai nuk ka bërë kurrë Kushtetutë dhe nuk kishte si të funksiononte. Le të kthehem te të qenurit qytetar i këtij vendi që do të kem prokuror sipas gjithë gjasave Ferdinand Elezin. Unë e kam takuar vetëm një herë atë që do të jetë prokurori i Përgjithshëm i përkohshëm i vendit tim. Një herë që më mjaftoi për të mos e takuar më kurrë ose më saktë atij nuk ju desh të më takonte. Ka qenë koha kur punoja te stafi i gazetës TemA dhe prokuror i përgjithshëm ishte Dhori Sallaku! Kisha botuar një shkrim atë ditë te TemA. Po qëndroja te një lokal pranë Zjarrfikses me një kurshëri dhe një shokun e tij kur një makinë me xhama të errët ndaloi. Një kolege më kishte telefonuar pak më parë se po më kërkonin në qendër. Ishte koha kur horrat e PS bënin ligjin dhe aq më shumë bënin dhe gazetarin duke i mbyllur gojën atyre që ishin të tillë në të vërtetë. U hap dera e pasme dhe dikush më therriti në emër. Nuk e njihja. Më ftoi të hipja në makinë për të sqaruar diçka. Kurshëriri dhe shoku që kisha në tavolinë më bënë shenjë që të mos shkoja, por bëra të kundërtën. Mendova se është më mirë ta sqarosh një gjë qoftë dhe me dhimbje se sa të lesh një dhimbje më pas tek fëmijët. Kam pasur një çantë të dalë boje dhe me të në dorë hipa në makinë. Ishin tre vetë. Njërin e njoha dhe e njoh edhe sot. Sapo u ula ndjeva një goditje në brinjë, por ai që ishte ulur para ulëriri se kishin porosi të mos më preknin. Kur u ngrita nga tavoplina i lashë nr e Mero Bazes dhe i thashë po u vonova shumë , telefononi dhe vereni në dijeni se cfarë më ndodhi. Në fakt kjo ishte hera e dytë. Duke e njohur mirë atë që ishte ulur në krah të shoferit dhe duke e dëgjuar se do shefi, u binda se më kë do të takoja dhe pse kur mbërrita kisha gabuar. Më dërguan në një lokal në autostradë, ka një emër të njohur edhe sot dhe nuk po e përmend se nuk është faji i tyre. Ishte ulur në një tavolinë në fund dhe po më priste. Nuk ishte njeriu që mendoja unë, ishte Ferdinand Elezi. Jam i bindur se me gjithë morinë e krimëve që ka zbuluar dhe ceshtjet që ka pasur kjo skenë do ti rikujtohet. I telefonoi Dhori Sollakut dhe i tha se e kishte në tavolinë atë porosinë (porosia isha unë gazetari) dhe se do të sqaronte muhabetin. Nuk e degjoja cfarë thonte Dhori Sollaku por dëgjoja këtë që thonte se do të bënte të pamudurën. Më foli për shkrimin që kisha botuar. Më pas më doli në temë që duhet ta përgënjeshtroja. I thashë se nuk ishte më në kompetencën time përgënjeshtrimi. Atë duhet ta bënte shefi im që ishte z. Baze. Ndërkohë nga ana tjetër i kërkonin konfirmimin dhe nga emri në cel ishte z. Sallaku, në atë kohë prokuror i Përgjithshëm. Qëndruam shumë pak aty dhe më pas u nisëm në zyrë. Nuk dija në isha marrë peng nga ata që më lanë apo isha në duart e shtetit , të prokurorit për të më mbrojtur nga ata që më derguan aty. Rrugës mora kërcënimin në formë shoqërore që edhe mund të më priste fletë arresti dhe duhet të bisedonim te zyra e tij. Kështu shkuam në prokurorinë e Durrësit dhe kërkesa pasi u ndez një aparat ishte e hapur duhet ta përgënjeshtrosh nesër shkrimin me cdo kusht. Më dhembi më shumë se ai grushti në brinjë i atij rrugaçit që sot harron cafrë ka bërë dhe më kërkon dy mijë lekë rrugës. I kërkova të flas me zotin Baze dhe pranoi. Nga ana tjetër e telefonit i shpjegova zotit baze se cfarë po më kërkohej dhe dëgjova zërine tensionuar të tij. Jo do të japim fakte të asaj që ka ndodhur në Sdarandë dhe jo ta përgënjeshtrojmë. Jam i bindur se nga toni i Bazes që fliste nga ana tjetër e telefonit Ferdinand Elezi e dëgjoi vetë përgjigjen! Gjithcka mbaroi me një fjali kur po dilja. Ishte një zë i mekur…ai nuk mund ta bënte realitet porosinë e shefit, në atë kohë Sollakut për ta përgënjeshtruar atë që ishte shkruar. Nuk ma dha dorën , thjeshtë më tha se “ne të djathtët po ja fusnim njeri tjetrit”. E di që mund të duket si një ngjarje banale, e di që sot mund të mos përcjell asnjë ngarkesë dhe as që e mendoj se pjesa e rrezikshme e asaj që ndodhi është te personi im. Z. Donald Lu ajo që më tremb është fjalia e atij që merrte urdhëra nga Sollaku për një përgënjeshtrim gazetareskt se do bëhej nami dhe përfundoi në një fjali që rrënqethi prokurorin, më bëri mua të dyshoj te shkrimi dhe bëri avokatin tim të qesh me të madhe: ne të djathtët po ja fusim njëri- tjetrit. Kanë kaluar një dekadë e gjysëm nga atëherë dhe ndoshta kanë ndërruar bindjet! Te jete ky valle prokurori im!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38