Flash News

KRYESORE

Gazetari denoncon me video ç’ndodhi dje në parkingun nëntokësor te Sheshi ‘Skënderbej’: Ishte e tmerrshme, gati u asfiksuam

Gazetari denoncon me video ç’ndodhi dje në parkingun

Parkingu nëntokësor te Sheshi ‘Skënderbej’ në Tiranë shpesh herë është kthyer edhe në makthin e njerëzve, për shkak të rasteve të bllokimeve të automjeteve në radhë.

Këtë fakt e ka denoncuar edhe gazetari i tv Klan, Dritan Laçi, i cili përmes përmes një video tregon se si u bllokua mbrëmë për rreth 25 minuta mes dyoksidit të karbonit dhe borive të makinave që binin pa reshtur, për zhbllokimin e situatës. Megjithatë, sipas gazetarit askush nuk e mori mundimin ta bëjë një gjë të tillë.

Denoncimi i gazetarit:

Kjo eshte nje video qe e kam realizuar mbreme ne parkingun nentokesor te Sheshit "Skenderbej" ku na u desh 25 minuta te dilnim nga parkingu pasi ishim bllokuar me makine te ndezur dhe nje Zot e di pse, sepse askush nuk jep llogari apo mban minimalisht pergjegjesi per kete bllokim.

Po keshtu nuk jep llogari askush per dioksidin e karbonit qe thithem ndersa makinat qendronin ne radhe te ndezura dhe nuk leviznin.

Dhe nuk ishim ne nje parking ne aeroportin e Stambollit me 10 mije makina, por ne nje parking bythe me 300 vende.

Ndjese per fjalorin po ketu nuk mban me uje pilafi.

Bashkia e Tiranes duhet te marre masa urgjent per ate qe ndodh ne kete parking.

Sic shikohet edhe nga burite e makinave qe nuk pushojne te bllokuara ne dalje te parkingut nervozizmi i shofereve duket i larte.

Njerez filloni denonconi, jeta juaj, mushkerite tuaja, parate tuaja, vlejnë me shume se karrigia e nje te papergjegjshmi.

Ajo qe ndodhi mbreme ishte e tmerrshme gati u asfiksuam ne makina, nuk po flas per ate 25 minuteshin qe e paguam me te padrejte.

Kjo eshte thjesht e patolerueshme.

Të fundit