Flash News

KRYESORE

Gazetari: Dorëheqja e Tahirit, pakt me Ramën. Marrëveshja u negociua nga palë të tjera

Gazetari: Dorëheqja e Tahirit, pakt me Ramën. Marrëveshja u

Kryeredaktori i gazetës ‘Panorama’, Robert Rakipllari, tha se dorëheqja e Saimir Tahirit është një pakt mes tij dhe Ramës.

“Ky është një pakt mes Ramës dhe Tahirit. Para dy javësh Tahiri e shpëtoi mandatin e deputetit.

Sot nuk mu duke kërcënues. Herën e kaluar ishte kërcënues dhe kishte mesazhe kërcënuese.

Rama ishte shumë i relaksuar”, u shpreh Rakipllari duke ju referuar intervistës që dha Rama për Opinion.

Duke ju referuar burimeve gazetareske, Rakipllari tha se nuk ka pasur një takim të drejtpërdrejtë mes Ramës dhe Tahirit por marrëveshja është negociuar nga palë ët tjera.

“Sipas saj që di nuk është takim i drejtpërdrejtë, marrëveshje e negociuar nga palë të tjera”, deklaroi Rakipllari.

Të fundit