Flash News

KRYESORE

Gazetari e pyet për të afërmit që humbi Gregu nga tërmeti, Rama braktis intervistën ‘live’

Gazetari e pyet për të afërmit që humbi Gregu nga

Mes viktimave të tërmetit, nga tragjedia e shkaktuar nga tërmeti i së martës, duke se ka prekur edhe familjen e kryeministrit Edi Rama.

Kjo, prej faktit se djali i madh i Ramës, Gregu kishte postuar një status në rrjetet sociale, ku shprehte ngushëllimet për të afërmit që humbën jetën në Durrës, 4 anëtarë të një familje.

“Lexova një status shumë të ndjerë të djalit tuaj të madh Gregut, duket se kjo tragjedi ka prekur edhe të afërm të familjes suaj”, e pyet Sokol Balla në një intervistë live mbrëmë nga Durrësi, mirëpo Rama ka refuzuar të flasë konkretisht për këtë çështje dhe ka braktisur intervistën.

“Nuk dua të flas për gjëra që lidhen me aspektet personale apo të djalit. Sot jam në pozitë që është ndoshta shumë e vështirë të kuptohet, ndoshta shumë nga ata që e dinë politikën një mizerabilitet apo instrument pëer të vjedhur dhe që kujtojnë se unë rri këtu dhe po jap mish e shpirt për lek, nuk mund ta kapi, por ndjesia ime është shumë e fortë dhe sot unë i kam të gjithë këta njerëz të prekur si Gregu. Isha me....”, tha Rama dhe u largua.

Pyetja e fundit e intervistës:

Të fundit