Flash News

KRYESORE

Gazetari Edi Lesi për letrën e Kadaresë: Nuk do i ulej në gjunjë një ‘vlahute’, është dashnor me cene i Europës

Gazetari Edi Lesi për letrën e Kadaresë: Nuk do i ulej në

Gazetari Edi Lesi, aktualisht këshilltari për mediat i kreut të PD Lulzim Basha, është përfshirë në debatin e krijuar pas letrës që shkrimtari Ismail Kadaresë i dërgoi ambasadores Romana Vlahutin, të cilës i kërkonte falje për shkrimin e analistit Kastriot Myftaraj.

Lesi kërkon një lexim ndryshe të letrës së Kadaresë. Sipas tij, Kadare ia ka nisur letrën Europës dhe “jo një zyrtareje që për dreq quhet Romana” nga paranoja se Shqipëria mund t’i ikë kontinentit të vjetër.

Lesi thekson se Kadare nuk do i ulej kurrë në gjunjë Vlahutinit, por Europës po. Ai shkruan se shkrimtari i madh shqiptar është dashnor me cene i Europës edhe kur ajo mbyll sytë dhe injoron mbrapshtitë që ndodhin në Shqipëri.

“Modestisht them se letra e Kadaresë duhet lexuar ndryshe. Më ngjan se nga frika e madhe që ka, nga paranoja më saktë, se Shqipëria mund t’i ike kontinetit të vjetër, një brengë e tij e kahershme, ai i ka nisur një telegram Europës, jo një zyrtareje që për dreq quhet Romana. Kadare nuk besoj se do i ulej në gjunjë një vlahute, por Europës po. Europës do i dorëzohej, si një dashuri pa kushte, edhe kur ajo shfaqet shpesh me të meta, edhe kur mbyll sytë, dhe kur injoron mbrapshtitë që ndodhin në vendin tonë, edhe kur ca bija të saj thonë se mund të shkohet në zgjedhje pa opozitën. Dashnor me cene i Europës, qe ska ndërmend të arsyetojë”, shkruan Lesi.

Letra e Kadaresë është përshëndetur sot nga Komisioneri për Zgjerim në BE, Johannes Hahn.

Të fundit