Flash News

KRYESORE

Gazetari Enver Robelli: Pse sot në Kosovë ka humbur edhe Edi Rama

Gazetari i njohur nga Kosova Enver Robelli, e ka cilësuar një humbje për kryeministrin Edi Rama procesin e zhvilluar dje për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Në një status në rrjetet sociale, gazetari ka rikthyer qëndrimet e Ramës lidhur me debate të ndryshme për Kosovën si ndryshimi i kufijve , fjalimet e tij të bojkotuara etj.

“Sonte në Kosovë ka humbur edhe Edi Rama. Ai që në Nish u entuziazmua me idenë e Aleksandër Vuçiqit për ndarjen e Kosovës. Ai që erdhi në Kuvendin e Kosovës dhe foli e foli e nuk e përmendi emrin e Ibrahim Rugovës, prijetarit të pavarësisë së Kosovës. Dhe çka ndodhi?

Gjysma e Kuvendit ia bojkotoi fjalimin. Ai që kundërshtarët e copëtimit të Kosovës i quajti «gomarë». Ai që protestat studentore nga Shkodra në Sarandë kundër oligarkisë së tij i quajti konspiracion kosovarësh.

Ai që Kosovën e njeh nga njerëzit që i takon në kafehane dhe që i merr me vete për t’i përdorur e keqpërdorur. Ai që e humbi një shans të madh të jetë ai Edi Rama i fillimviteve 90-të”, shkruan gazetari.

Të fundit