Flash News

KRYESORE

Gazetari Erebara nxjerr blof kreun e AKEP-it: Pretendimet për portalet e paregjistruara janë shpifje, por nuk do të padis

Gazetari Erebara nxjerr blof kreun e AKEP-it: Pretendimet për portalet e

Kryetari i AKEP, Ilir Zela është i ftuar në emisionin ‘Top Show’, ku po diskutohet edhe për listën me 44 portale, të cilat ndryshe nga pretendimi i këtij institucioni rezultonin të regjistruara konform ligjeve të shtetit shqiptar.

Zela u vu në siklet në momentin që u pyet nga gazetari Gjergji Erebara se në çfarë nenesh ishte bazuar ultimatumi i AKEP-it.

“Levizjet tona jane harmonike me gjithe strukturen qeveritare perfshire dhe kryeministrin. Jane mbi 25 mijë domeine ne përdorim”, u shpreh Zela; përgjigja e të cilit nuk bindi Erebarën.

“Lista që publikuat dje ishte shpifje, por nuk do të padis për shpifje”, ironizoi Erebara me kryetarin Zela.

Sakaq, gazetari tjetër, Erion Kristo u shpreh se lista ishte tendencioze pasi në të ishin përfshirë vetëm portalet të cilat janë deri diku kritike ndaj qeverisë.

Të fundit