Flash News

KRYESORE

Gazetari Erl Murati: Kjo është arsyeja përse Shqipëria është më keq se Siçilia dhe Kolumbia

Gazetari Erl Murati: Kjo është arsyeja përse Shqipëria

Gazetari Erl Murati i ftuar në "360 Gradë" në Ora News duke komentuar vrasjen e ndodhur në zonën e ish-Bllokut, thotë se Shqipëria është më keq se Kolumbia dhe Siçilia, zona të dominuara nga mafia dhe trafikantët e drogës.

Sipas Muratit, arsyeja përse Shqipëria është më keq se këto dy zona lidhet me faktin se atje mafia dhe trafikantët kanë përballë shtetin, ndërsa këtu te ne, shteti bashkëjeton me mafian.

“Gjysma e personave aty janë me precedentë penalë dhe nuk merret vesh ku mbaron krimi i organizuar dhe ku fillon shteti. Në momentin që personat që kryejnë vrasje shëtisin të lirë me armë, është dështim i shtetit. Nuk jam dakord që ne jemi si Palermo apo Kolumbia pasi në të dyja rastet, ashtu si në Palermo apo në Kolumbi, nuk mund të bëhet paralelizëm sepse në të dyja rastet kishte dy palë përballë, krimi i organizuar dhe shteti. Në Rastin e Kolumbisë ishin forcat ushtarake që vranë Eskobarin. Në Shqipëri, shteti bashkëjeton me mafien. Jemi më keq se Siçilia dhe më keq se Kolumbia e Eskobarit”, deklaroi gazetari Murati.

Të fundit