Flash News

KRYESORE

Gazetari Erl Murati: Protestat e opozitës, ‘prova gjenerale’ për 30 qershorin

Gazetari Erl Murati: Protestat e opozitës, ‘prova gjenerale’

Prova gjenerale për 30 qershorin, kështu i konsideron gazetari Erl Murati protestat e vazhdueshme të opozitës shqiptare. Në studion e ‘Ora News’, Murati theksoi se situata ku ndodhet vendi nuk është normale, ndonëse kryeministri Edi Rama po përpiqet të mohojë krizën.

“Çështja është si do të përshkallëzohet kjo situatë dhe si do të evoluojë kriza politika? A do të ketë ajo një zgjidhje, sepse në fund të fundit këto që po shohim sot janë pamje të provave gjenerale të datës 30 qershor. Ne jemi të ndërgjegjshëm që kjo nuk është situatë krejt normale. Kjo situatë rrezikon të përshkallëzohet më 30 qershor, pasi opozita ka paralajmëruar që jo thjesht që nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, por edhe do të bllokojë procesin zgjedhor”, u shpreh Murati.

Erl Murati tha se ambasadat e huaja nuk duhet të kritikojnë vetëm opozitën, por edhe të reagojnë kur publikohen raste të manipulimit të votave. “Nëse ata që vjedhin vota do të ishin pas hekurave, edhe opozita do të ishte e qetë”, tha Murati.

Të fundit