Flash News

KRYESORE

Gazetari Fitim Zekthi kundër pjesëmarrjes së reperit Noizy në një aktivitet universitar 

Gazetari Fitim Zekthi kundër pjesëmarrjes së reperit Noizy

Gazetari Fitim Zekthi, një mbrojtës i vlerave të djathta konservatore, ka reaguar me anë të një statusi në Facebook kundër një ftese që Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i ka bërë reperit Noizy (Rigels Rajku)në një aktivitet. Bëhet fjalë për 100 bursa që do u jepen maturantëve nga Fondacioni Hafiz Ali Korça, i krijuar nga KMSH. Bursistët kanë të drejtën që të ndjekin kolegjin universitar Beder. Zekthi, nuk e sheh si diçka 'të shëndetshme' që një aktivitet universitar të jetë promovuas i vlerave që sipas tij  përfqësojnë krizën e shoqërisë.

Statusi i plotë:

Nje universitet qe mendohet te jete bartes dhe percues i disa vlerave konservatore, qe duhet te jete mbrojtes dhe promovues i disa vlerave qe ne jete te jeteve dhe ne shekuj te shekujve kane patur per burim mesimet e besimit fetar dhe idene se bota, njeriu, ligjesite jane krijuar nga Zoti, sot ka zgjedhur per te reklamuar nje projekt te tijin Noizy-in. Noizy me menyren si ben "muzike", si e shperfaq veten ne videoklipe apo intervista apo me menyren se si e ndikon shoqerine perfaqeson gjene me larg, gjene e cila ka shume kohe qe eshte ne lufte te thelle me vlerat qe presupozohet se duhet te mbroje ky universitet. Krize me te thelle shoqeria nuk mund te kete. Universitetet ne SHBA jo vetem ato qe ruajne nuanca qe udhehiqen nga besimi apo vlerat e besimit por edhe te tjerat ftojne shkencetare apo njerez te suksesshem ne biznes, sport, art, politike etj si Barbara Bush Ëellesley university, si Tom Hanks Yale University, Doly Parton University of Tennessse, University of Texas etj. Nuk fton askush atje Jay Z apo 50 cent, Nicky Minaj etj. Keqardhje e thelle per perdorimin e emrit Hafiz Ali Korca...

Të fundit