Flash News

KRYESORE

Gazetari franko-shqiptar polemikë me Nanon: "Mustafai nuk zgjedh kampin e Migjenit, por të legenit"

Gazetari franko-shqiptar polemikë me Nanon: "Mustafai nuk zgjedh

Mustafa Nano 'i neveritur' me protestën e kuksianëve në Kalimash, mbyllte një shkrim të para dy ditëve në gazetën Mapo me shprehjen 'Me dhunë nuk vihet në pushtet. Eshtë e para gjë që mësohet në manualet e politikës".

Gazetari i Radio France International, Genc Burimi, në një opinion të botuar sot në gazetën Panorama, pyet me ironi "Po sikur të mos jetë kështu?".

Pra, po sikur dhuna të jetë në fakt instrument i cili është përdorur dhe përdoret ende në ushtrimet politike? Burimi sjell rastin e Bretanjës, i cili është i ngjashëm me atë të Kukësit: Në vitin 2013 pas ardhjes në pushtet të socialistit francez Holande, u vendos që në autostradat e Bretanjës, një rajon rebel i pataksuar që nga koha e Luigjit 14 të vendoseshin pikat e pagesës. Populli i rajonit u ngrit në protestë dhe, si shenjë identifikuese, për asosaxion me një kryengritje të ngjashme në kohën e Monarkisë, mbain në kokë bereta të kuqe. Protestuesit shkatërruan gjithë infrastrukturën e ngritur në autostradë nga koncesionari italian. Gazetat franceze, sqaron Burimi, nuk u revoltuan me dhunë, por u mahnitën nga fuqia magjike që i jep popullit padrejtësia. Qeveria franceze nuk i quajti vandalë, por e anuloi koncensionin dhe dëmshpërbleu firmën italiane.

Në mbyllje të polemikës, Burimi e quan Nanon të shkëputur nga realiteti dhe i kujton kohën kur mendonte ndryshe për ata që ngriheshin kundër pushtetit të Berishës dhe në krah të Ramës.

"Mustafa Nano nuk është në kampin e duhur kësaj radhe. Nuk zgjedh kampin e Migjenit, por të legenit. 'Po unë e urrej Sali Berishën', shprehej me mllef e ciltërsi Mustafai para dy vjetësh". T'i mirëkuptojë tani edhe ata që ndajnë të njëjtën ndjenjë për Saliun e ri".

 

 

Të fundit