Flash News

KRYESORE

Gazetari gjerman reagon pas publikimit të 6 përgjimeve të forta: Mafia qeveris vendin tuaj

Gazetari gjerman reagon pas publikimit të 6 përgjimeve të forta:

Gazetari i prestigjiozes gjermane ‘Bild’, Peter Tiede ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale pasi “hodhi bombën” në Shqipëri, duke publikuar 6 përgjime audio, që provojnë lidhjet e zyrtarëve të PS me persona të inkriminuar për blerjen e votave për zgjedhjet e 2017-ës.

Ai shkruan se pavarësisht faktit se qeveria shqiptare e ka mohuar gjithnjë se blen vota përmes mafias, këto përgjime të publikuara për herë të parë provojnë se mafia është e lidhur me politikën dhe qeveris Shqipërinë.

“Për shkak se qeveria në Shqipëri e mohon ashpër se me mafian blen votat: ka disa përgjime për t’u dëgjuar- të marra nga policia. Deri më sot të papublikuara.

Baroni i drogës në këto biseda u arrestua për trafik heroine, por u lirua sërish. Të mëdhenjtë duan të jenë të lirë në Shqipëri- ata paguajnë mirë dhe sigurojnë vota. Pyetja e vetme është: A e manipulon mafia politikën apo ajo e qeveris vendin?

Përshtypja ime është: Ajo mbretëron.

Një hetues më tha: Ne e humbën luftën, mafia e drogës ka marrë në dorë shtetin tonë.

Për shkak se disa policë dhe prokurorë nuk duan të dorëzohen, sepse duan të veprojnë kundër udhëheqjes së korruptuar policore, megjithatë ne arritëm të sigurojmë materialin.

Falënderimet e mia shkojnë për hetuesit e guximshëm dhe gazetarët inteligjentë në Shqipëri, të cilët nuk heqin dorë”, shkruan Tiede.

Të fundit