Flash News

KRYESORE

Gazetari-Hajdarit: Mund t'i falësh Ruçit gjakun e babait tënd, por jo gjakun e djemve të Shkodrës, të vrarë prej tyre

Gazetari-Hajdarit: Mund t'i falësh Ruçit gjakun e babait

Deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari, sot në Parlament u kërkoi deputetëve dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi që të mbahet një minutë heshje në nder të katër viktimave të 2 Prillit.

Pas kërkesës së Hajdarit, ka reaguar ashpër ndaj Hajdarit, gazetari dhe kryetar i shoqatës antikomuniste në Shkodër, Nebil Cika.

“T’i kërkosh Ruçit të mbajë zi për martirët e 2 Prillit është sikur t’i falësh gjakun. Mund t'i falësh Ruçit e Co gjakun e babait tënd, por nuk mundesh t'iu falësh gjakun e djemve të Shkodrës dhe Shqiperisë te vrarë prej tyre! Turp e faqe e zezë!”, shkruan ndër të tjera në Facebook gazetari.

Reagimi i plotë i Nebil Cikës:

Prite Zot!

Znj. Hajadri ! Fal po deshe gjakun e babait. jo gjakun e djemve të Shkodrës !!!

Rudina Hajdari i kërkon kriminelit Gramoz Ruçit të mbajë 1 minutë heshtje per viktimat e krimit te tij!

Deputetja e PD Rudina Hajdari e ka nisur fjalën e saj në Kuvend me kërkesën për të mbajtur një minutë heshtje për viktimat e masakrës së 2 Prillit në Shkodër.

Kërkesa e Hajdarit drejtuar kryeparlamentarit Ruçi, i cili akuzohet nga 4 familjet e dëshmorëve të demokracisë si urdhërues i vrasjes së djemve të tyre.

Rudina Hajdari: Të mbajmë një minutë heshtje për katër të rënët e 2 prillit

Gramoz Ruçi: I ftoj deputetët të çohen, u prehshin në paqe

Katër viktima e dhjetëra të plagosur ishin pasojat e plumbave te policise se drejtuar nga Gramoz Ruçi, drejt turmës që protestonte në 2 Prill të vitit 1991. Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka ishin të vrarët e asaj dite, sot të shpallur martirë të demokracisë.

Ditën e djeshme në nder të viktimave u përkujtua përmes një ceremonie në qytetin e Shkodrës ku familjaret i kujtuan Rucin se nje ditë do te paguaj per krimin e kryer.

Kjo zonja dhe askus nuk ka te drejte ti krijojë mundesine vrasësit te tallet e te dhunoje ende viktimat e tij edhe pas 28 vjetesh. E vetmja gje qe mund t’i kerkohet Ruçit eshte te pranojë krimin dhe te shkojë në burg.

O zonje! Nuk mund te shkosh dot deri ketu! Ti kerkosh Rucit te mbajë zi per martiret e 2 prillit eshte sikur t’i falesh gjakun. Mund t'i falësh Ruçit e Co gjakun e babait tend, por nuk mundesh t'iu falësh gjakun e djemve të Shkodres dhe Shqiperisë te vrarë prej tyre!

Turp e faqe e zezë !

Të fundit