Flash News

KRYESORE

Gazetari hedh dyshime per ndeshjen Flamurtari – Skendërbeu: Pashë lojtarë që dilnin duke qeshur nga fusha

Gazetari hedh dyshime per ndeshjen Flamurtari – Skendërbeu:

U zhvillua pasditen e sotme ndeshja e fundit e javës së 28-të e Kategorisë Superiore midis Flamurtarit dhe Skënderbeut, ku korçarët fituar 3:0 në transferte.

Megjithatë, gazetari Gëzim Sinemati mendon se kapitullimi i sotëm pa kushte i Flamurtarit përballë Skënderbeut ishte shumë i çuditshëm.

Sipas tij, mund të ketë lidhje me faktin se vlonjatët kanë fituar në ndeshjen e Kupës në Korçë. “Kam respekt për gjestet teknike të Gavazajt. Por kjo te goli i tretë është mbrojtje e shpërfytyruar, e dorëzuar. Të tre mbrojtësit kishin qejf për të parë golin që do bënte se ishte i bukur. Mendoj se kjo ndeshje ka lidhje me atë ndeshjen tjetër. Pashë dy lojtarë që dilnin duke qeshur nga fusha e lojës. Aty nuk dilte policia më parë nga fusha”, tha Sinemati në emisionin “Proçesi Sportiv”.

Golat e ndeshjes për ekipin korçarë u shënuar nga Soue (9’), Dita (12’) dhe Gavazaj (48’).

Të fundit