Flash News

KRYESORE

Gazetari holandez tregon pengesën që Shqipëria ka për hapjen e negociatave nga Holanda

Gazetari holandez tregon pengesën që Shqipëria ka për hapjen

Gazetari holandez Vincent Van Gerven Oei ka treguar pengesën më të madhe që has Shqipëria për të marrë një “po” nga Holanda sa i përket çeljes së negociatave me BE-në.

Sipas tij, i gjithë problemi është te mocioni i parlamentit holandez, që nuk i lejon qeverisë të hapë negociatat dhe pozitat e dobëta të kësaj të fundit.

“Parlamenti ka adaptuar një mocion që thotë që qeverisë nuk i lejohet të hapë negociatat me Shqipërinë. patjetër që qeveria ka mundësi në momentet e fundit të injorojë këtë mocion, por problemi është që qeveria holandeze në këtë moment është në pakicë në senat dhe nuk jemi të sigurt nëse ata e mendojnë të arsyeshme që të sakrifikojnë mbështetjen e tyre në senat për këtë arsye.”, tha Oei në emisionin “Tempora” në RTV Ora.

Të fundit