Flash News

KRYESORE

Gazetari Hoxha: Llalla pa shkollë të mesme, kanë shkuar për ta verifikuar por...

Gazetari Artan Hoxha ka ngriut dyshime sa i takon diplomimit të ish-kryeporkurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Në emsionin ‘Java’ në RTSH, Hoxha tha se në shkollën e mesme ku ka përfunuar ish- kryeprokurori Adriatik Llalla, ekziston numri i tij i amzës, por jo lista e notave.

“Në shkollën e mesme ku ai ka përfunduar ekziston numri i amzës por nuk gjenden notat e tij. Kanë shkuar për ta verifikuar dhe nuk kanë gjetur notat. Nëse rezulton e vërtetë është një skandal që me pak fjalë do të thotë se Prokuroria e Përgjithshme është drejtuar nga një njeri pa shkollë të mesme”, deklaroi gazetari Hoxha.

 

 

 

Të fundit