Flash News

KRYESORE

Gazetari Hoxha: Për të mbrojtur Ramën nga Visho Ajazi, Tahiri krijoi një strukturë që mbante qeverinë në këmbë

Gazetari Hoxha: Për të mbrojtur Ramën nga Visho Ajazi, Tahiri

Në konferencën e djeshme për mediat, Samir Tahiri, u shprehu kundër vendimit të kryeministrit i cili emëroi ambasador ish-kreun e SHISH, Visho Ajazi. Duke komentuar këto deklarata, gazetari Artan Hoxha, deklaroi në emisionin ‘Opinion’, Tahiri, në kohën kur ishte ministër i Brendshëm, për të mbrojtur Ramën nga SHISH, krijoi një strukturë.

“Tahiri për ta mbrojtur Ramën nga SHIK-u, krijoi një strukturë. Kemi folur për ato përgjimet ne. Për ato makinat që kanë hyrë në burgje. Ai drejtori i Burgjeve që ka lejuar makinën e përgjimit të hyjë brenda është në burg sot. Është zyrtari i vetëm i lartë në burg sot, ai Zoto. Mburoja e Ramës nga Visho Ajazi dhe nga struktura e Berishës ishte struktura që ndërtoi Saimiri. Dhe në fund, krahu i djathtë shkon kovë pusi, ai kundërshtari shkon ambasador”, deklaroi Hoxha.

Ai deklaroi gjithashtu se Tahiri “është njeriu që krijoi një strukturë e cila mbante qeverinë në këmbë kundër SHIK-ut që raportonte në krahun tjetër. Rama nuk kishte nevojë për Visho Ajazin sepse e bënte ky (Tahiri). Dhe Tahiri është akuzuar tërë kohës për përgjime, për interceptime. Ka mbajtur nën përgjim prokurorët, janë ankuar prokurorët. Është ankuar Llalla vetë që na mban nën vëzhgim, për Tahirin. Për çfarë i vëzhgonte Tahiri ata për veten e vet? Jo”.

Të fundit