Flash News

KRYESORE

Gazetari i bën thirrje Xhafajt që të dorëhiqet: Këta janë tre socialistët që mund të marrin Ministrinë e Brendshme

Gazetari i bën thirrje Xhafajt që të dorëhiqet: Këta

Gazetari Bledi Mane i ka bërë thirrje Fatmir Xhafajt që të dorëhiqet nga posti i ministrit të Brendshëm pas skandalit që ka shpërthyer me vëllain e tij, Agron Xhafajn.

Mane kërkon gjithashtu nga ministri i PS që të dorëzojë të vëllain te kryeprokurorja Arta Marku dhe të presë rezultatin e hetimeve si deputet i thjeshtë.

Gazetari ka nxjerrë edhe tre emra që ai preferon t’i shikojë në postin e ministrit të Brendshëm, si pasues të Xhafajt. Sipas Manes, këtë post e meritojnë dy deputetët Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi, si dhe Arben Çuko, aktualisht drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.

Reagimi:

Fatmir Xhafaj, jep dorëheqjen e mos nguro të dorëzosh vëllain te Arta Marku!

Mesojeni tashme veten, hiqni prazmoret politike, lerni drejtesine te veproje dhe zbusni klimen politike. Te dorehiqesh nuk ndodh qameti ndaj zbusni kryeneçësinë brenda vetes e le te sherbeje si leksion i mire per kedo.

Fatmir, fatkeqesisht me ty po flas. Si njeriu qe ben ligje edhe duhet rigorozerisht ti zbatosh. Hiq dore nga posti i ministrit te brendshem, merr per dore vellain tend, çoje te zyra e kryeprokurores Arta Marku, qendro nje deputet i thjeshte e prit deri sa te perfundojne hetimet.

Edhe ti, edhe qeveria Rama duhet ta kuptoje qe elasticiteti i pushtetit nuk kallaiset me ndryshkun e kokefortesise. Nuk rrezikohet pushteti perveçse edukohemi te gjithe. Ne nje vend si Shqiperia ku krushqia, intimiteti dhe koinfidenca qe i japim njeri-tjetrit aq sa na gezon prej perfitimeve po aq na rrezikon edhe nga gafat e euforise ndaj duhet te perfundoje njehere e mire dhe le ti individualizojme pergjegjesite.

Mos humb kohe Fatmir, merr kurajon dhe ritrego fisnikerine tende. Aroganca jote por edhe e Edi Rames vetem sa do tu gerryejë te dyve dhe patjeter do kete kosto. Jepuni shans edhe kolegeve tuaj e padyshim e meritojne te behen ministra te brendshem Ulsi Manja, Vasilika Hysi, Arben Çuko...

Edhe Shkëlzen Berisha përfshihet në çështjen ‘Xhafaj’; çfarë shkruan djali i ish-kryeministrit

“Audio-përgjimi është fakt”, Nard Ndoka thirrje Ramës: Dorëhiqu para se të shpërthejnë skandale të tjera

Të fundit