Flash News

KRYESORE

Gazetari i “Bild” i përgjigjet Ramës: Po më hedh në gjyq se publikova të vërtetën?

Nuk ka vonuar shumë përgjigja e gazetarit të “Bild”, Peter Tiede ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit lajmëroi se do ta çonte për ndjekje penale të parin për publikimin përgjimeve në tabloidin gjerman.

Reagimi i Tiede-s, erdhi pikërisht në formën e përgjigjes në statusin e Ramës në Twitter.

“Dhe për çfarë më akuzoni? Për publikimin e audio-përgjimeve të vërteta?”, e pyeti ai.

Publikimet në “Bild” kanë shkaktuar tërmet në Shqipëri., Aty tregohen lidhjet midis zyrtarëve të PS, deputetëve dhe eksponentëve kriminalë, të cilët bashkëpunuan për vjedhjen e votave.

Të fundit