Flash News

KRYESORE

Gazetari i drejtohet Ramës: Thirri mendjes o gjigand, vendi është kthyer në një republikë tipike mafioze

Gazetari i drejtohet Ramës: Thirri mendjes o gjigand, vendi është

Gazetari i Top Channel, Klodian Tomorri, duke ju referuar situatës së rendit në vend, i ka bërë një thirrje kryeministrit Edi Rama.

‘Thirri mendjes o gjigand’, shkruan Tomorri në rrjetin social Facebook, duke ju referuar lajmeve të ditëve të fundit për rrëmbime, zhdukje personazh e ekzekutime.

“Lëri traplliqet e tipit rikthyem policinë e shtetit në detyrë, por shiko se të është kthyer vendi në një republike tipike mafioze”, vijon më tej Tomorri.

Positimi i plotë i gazetarit Klodian Tomorrit

Thirri mendjes o gjigand,

Rrembime

Zhdukje personash ne menyre te cuditshme

Ekzekutime mafioze ne seri

Kriminalizim total i tregjeve te caktuara

Leri traplliqet e tipit rikthyem policine e shtetit ne detyre, por shiko se te eshte kthyer vendi ne nje republike tipike mafioze. Gjej nje minister te brendshem te forte dhe te paperlyer se po i ve minat Shqiperise per 100 vitet e ardhshme.

Të fundit