Flash News

KRYESORE

Gazetari i Euronews: Kryeministri i Shqipërisë na priti zbathur dhe me pantallona të shkurtra në rezidencën e tij verore

Gazetari i EuroNews, Jack Parrock ka ndarë në rrjetin social Twitter një fotografi ku shfaqet përkrah kryeministrit Edi Rama.

Duke njoftuar se ka zhvilluar një intervistë me kryeministrin shqiptar, Parrock shkruan se kjo nuk ishte një intervistë e zakonshme politike.

“Kryeministri i Shqipërisë na priti në rezidencën e tij verore, zbathur dhe me pantallona të shkurtra. Intervista jonë u përqëndrua te potenciali i Shqipërisë për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE. Intervista do të transmetohet në Euronews në ditët në vijim”-njofton gazetari Jack Parrock.

 

Të fundit