Flash News

KRYESORE

Gazetari i Euronews pas intervistës me Ramën: Kryeministri arriti të zhvendosë vëmendjen te pantallonat e tij

Gazetari i Euronews pas intervistës me Ramën: Kryeministri arriti

Gazetari i EuroNews, Jack Parrock, përpara dy ditësh njoftoi në rrjetin social Twitter se kishte zhvilluar një intervistë me kryeministrin shqiptar në rezidencën e tij verore, por me theksin se kjo nuk ishte një intervistë e zakonshme politike.

“Kryeministri i Shqipërisë na priti në rezidencën e tij verore, zbathur dhe me pantallona të shkurtra. Intervista jonë u përqëndrua te potenciali i Shqipërisë për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE. Intervista do të transmetohet në Euronews në ditët në vijim”-shkruante gazetari i Euronews.

Lajmi nuk kaloi pa vëmendje nga mediat tona, të cila e risollën me theksin se gazetari i huaj u habit me veshjen e kryeminstrit shqiptar.

Euronews i ka kushtuar një hapësirë mënyrës sesi është përcjellë lajmi në mediat tona, duke pyetur drejpërdrejt gazetarin Jack Parrock i cili intervistoi Kryeministrin.

Ja çfarë thotë  Parrock për Euronews:

“Shumë media thonë që unë u shokova, disa thonë që unë e prisja që të ndodhte një gjë e tillë, unë nuk kisha ndonjë ide, seriozisht, unë nuk kisha ndonjë ide sesi do të ishte takimi me kryeministrin Rama.

Kryeministri ishte me pantallona të shkurtra dhe zbathur, mua mu duk interesante. Unë nuk kisha qenë kurrë më parë në Shqipëri, unë nuk e di si është media atje, si janë gazetarët, por kryeministri e dinte që ne do të shkonim atje me kamera, do të bënim fotografi dhe ai ishte me të shkurtra, zbathur dhe ishte i veshur shumë sportiv, casual. Ai e dinte që ne do ta publikonim dhe e dinte çfarë impakti kjo do të kishte në shtypin shqiptar. Fakti që kryeministri që kur u ul të bënte e dinte që shumë njerëz do ta shikonin këtë intervistë dhe ai ashtu kishte zgjedhur të vishej. Fokusi ishte të diskutohej për të ardhmen e tek e ardhmja e Shqipërisë, disa u fokusuan tek pantallonat e shkurtra të kryeministrit”-thotë gazetari Jack Parrock.

[video width="1278" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/08/100303.mp4"][/video]

 

Të fundit