Flash News

KRYESORE

Gazetari i kronikës: Një patrullë policie endet gjithë natës në zonën ku banoj në Tiranë, si ta quaj këtë sjellje disa mujore

Gazetari i kronikës së zezë në abc news, Armand Bajrami ka denoncuar një shqetësim disa mujor në zonën ku banon në Tiranë.

Ai akuzon patrullat e policisë që shërbejnë gjatë natës se s’bëjnë gjë tjetër veçse gjobisin automjetet nëpër rrugicat e lagjeve, ndonëse ndërtimi i një rruge të re ka përgjysmuar numrin e vendparkimeve.

Gazetari publikon rastin e tij, duke publikuar edhe fotot e makinës të gjobitur vetëm se ka shkelur vijën e bardhë.

Denoncimi:

Banditizëm

Nuk di t'i ve emer tjeter sjelljes disa mujore te policise ne zonen ku banoj. Ndertimi i nje rruge te re ka pergjysmuar numrin e vendparkimeve. E kur shteti behet pengese, eshte e udhes qe po shteti te kete nje fare tolerance. Por jo. Nje patrulle endet gjithe naten dhe diten ne rrugicat e lagjes, jo per rend e siguri, por per te vene gjoba. Ja, per te gjobitur tipa si ky krimineli ketu qe, ndonese nuk ka penguar kalim mjetesh apo kembesoresh, ka guxuar te preke vijen me gomen e pasme.

E dua shume Policine e Shtetit dhe me zor po pres diten kur do te sillet si e tille me qytetaret.

p.s.

Nje nate qe pati konflikt ne zone, policia erdhi (as allëays) pas pilafit.

Të fundit