Flash News

KRYESORE

Gazetari i përmend “çunat problematikë”, Gjiknuri: Je marrë me zgjedhje ti?

Gazetari i përmend “çunat problematikë”, Gjiknuri:

Gazetari Robert Rakipllari përmendi “çunat problematikë” që dolën në përgjimet e prokurorisë gjatë debatit me deputetin e PS-së, Damian Gjiknuri. Ai kujtoi se kërkesa kryesore e opozitës, ka qenë garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. E kjo bëhet me një qeveri kujdestare, me një qeveri teknike.

Robert Rakipllari: Në qoftë se opozita e arrijnë këtë gjë me ndërmjetësim ndërkombëtar, kjo do ishte një mënyrë që kauza e opozitës për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme të arrihet. Në rast se kjo nuk arrihet, por do bëhen disa arnime të kodit, do shkojë Gjiknuri pastaj prapë me ata shokët e vetë, me çunat problematikë atje dhe do t’i bëjë zgjedhjet prapë siç ishin.

Damian Gjiknuri: Po pse flet kot?

Robert Rakipllari: Flas sepse ashtu është.

Damian Gjiknuri: Po lere se nuk bën as prokurorin as hetuesin.

Robert Rakipllari: Unë po flas se kam të drejtën time të flas, s’po gënjej unë, s’po them asnjë gënjeshtër. As po të akuzoj se s’jam as prokuror.

Damian Gjiknuri: Je marrë me zgjedhje ti?

Robert Rakipllari: Jam marrë, e di shumë mirë si bëhen zgjedhjet.

Të fundit