Flash News

KRYESORE

Gazetari i plagosur ka vetëm një kërkesë për Ramën e Xhafën

Gazetari i plagosur ka vetëm një kërkesë për Ramën

Gazetari Bledi Kasmi i cili mbeti i plagosur ditën e sotme nga shkopat e gomës së dy policëve, u shpre nga spitali për Nisida Tufën se ka vetëm një kërkesë për kryeministrin Rama dhe Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

“Në rastin konkret nga ministri Xhafaj dhe kryeministri kërkoj një falje publike. Duke patur parasysh deklaratën e policisë, nuk e kanë për gjë që qëllimi i tyre është të manipulojnë faktet”, u shpreh Kasmi.

Më tej ai shtoi, “Është keqardhja më e madhe sepse dhe në deklaratën e policisë ka thënë që nuk shkaktohet plagë nga shkopi i gomës.

Unë kam patur dhe persona te tjerë aty, por si duket ata morën urdhërin që të pengojnë protestuesit. Kisha në krah gazetarët. Imagjino kur i ndodh një gazetari, në prani të kamerave, imagjino çfarë mund të ndodhë me një qytetar tjetër”, tha më tej ai.

Të fundit