Flash News

KRYESORE

Gazetari i pushuar nga puna në ceremoninë e LSI-së, me regjizorin e Top Channel

Gazetari Ylli Rakipi, i larguar nga puna pak ditë më parë nga Neës 24 ka qenë i pranishëm në ceremoninë e 15-vjetorit të LSI-së, i cili njihet per qasjen e tij pozitive ndaj kesaj force politike.

Rakipi u pa nën shoqërinë e kryetares Monika Kryemadhi, krye-parlamentarit Gramoz Ruçi dhe regjizorit të Fiks Fare, Filip Cakuli.

Gjatë aktivitetit të organizuar në Pallatin e Kongreseve, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka shprehur rëndësinë e kësaj force në arenën politike në vend, ndërsa nuk munguan akuzat ndaj qeverisë “Rama”.

Në festimet e LSI, mungonte lideri themelues i kësaj partie, Ilir Meta, pasi posti i presidentit nuk e lejon që ai të bëhet palë e një partie të caktuar në vend, qoftë kjo dhe partia që është krijuar prej tij.

Të fundit