Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gazetari i "Rai 3" Cataldi: Rasti i vetëm në botë që një kryeministër ka TV-në e tij, qeveria sjellje totalitare në Shqipëri
Intervistoi: Irgis Hysenaj
Gazetari i “Rai 3” Valerio Cataldi e ka provuar vetë reagimin e ashpër të qeverisë shqiptare, pas një reportazhi që ai bëri për narko-trafikun në Shqipëri dhe lidhjet e mafies shqiptare me politikën. Kritika ishte mjaft e fortë nga kryeministri Edi Rama, që e quajti gënjeshtar.
Por nuk mbaroi me kaq. Në adresë të tij u bënë edhe kërcënime nga persona me emra falsë, një prej të cilëve i fliste për “pushkë me dylbi” dhe që “të ruante krahët”.
Në një intervistë për “Politiko.al”, Cataldi tregon se sërish pati kërcënime në adresë të tij, kur në “Rai 3” u fol për ligjin e ri anti-shpifje që qeveria Rama e ka çuar në parlament dhe për vështirësitë e gazetarëve shqiptare në emisionin “Shqipëria, gojët e qepura” (Albania, bocche cucite)”,.
Por atij pak përshtypje i bëjnë këto gjëra, krahasuar me rrezikun që ditë për ditë po hasin gazetarët shqiptarë.
Gazetari i “Rai 3” mendon se politika shqiptare po e ndrydh informacionin. Ai shton se raste të ngjashme ka edhe në Itali, por jo kaq shqetësuese sa në vendin tonë, ku pabesueshmërisht, kryeministri e ndërton vetë komunikimin publik.
-Sipas jush sa e rëndë është situata për gazetarët shqiptarë? Vetë ju keni pasur një eksperiencë negative, pasi ju kanë kërcënuar...
Duke e parë nga jashtë, situata për median shqiptare duhet thënë se është dukshëm e vështirë. Edhe duke folur me kolegët, vërej se është një gjendje e vështirë për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme me politikën, që madje nuk pranon as pyetjet, në njëfarë mënyrë. Pra, situata është problematike.
Nuk kam parë në asnjë vend një kryeministër që ka TV-në e vet dhe në mënyrë autonome bën komunikimin e vet politik. Vërtetë një gjë që nuk mendoj se ka precedent tjetër. Është e padëgjuar.
Përtej kësaj, ka shumë kolegë shqiptarë që rrezikojnë jetën çdo ditë, kërcënohen çdo ditë nga kriminaliteti që bëhet edhe më i fortë në Shqipëri edhe pse ka përpjekje ta fshehin. Për më tepër që përjetojnë agresionin e vazhdueshëm të politikës.
Ajo që më ndodhi mua, si ta them është diçka ndoshta margjinale, krahasuar me panoramën aty aq të rëndë. Situata ime është e lehtë, krahasuar me atë që përjetojnë çdo ditë gazetat shqiptarë.
-Çfarë ndodhi me ju?
Për ta thënë shkurt çfarë ndodhi. Ne bëmë këtë hetim për narko-trafikun në korrikun e shkuar në Rai 3. Tërhoqëm vëmendjen në disa aspekte, një prej tyre ishte mashtrimi i korrupsionit, përfshirja e politikës në narko-trafik, çështja që në Shqipëri e njohin më mirë se unë, ajo e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe makina e tij që iu autorizua një grupi narko-trafikantësh të udhëhequr nga një kushëriri i tij. Ne rrëfyem këtë episod.
Dëgjuam një ekspert me vlera të mëdha që është Nicola Gratteri që është magjistrat e që njeh mjaft mirë dinamikën e narko-trafikut ndërkombëtar. Ai ka hetuar Ndrangheta-n me kujdes dhe përgjegjësi, e njeh dinamikën, ka bërë një panoramë si ka qenë e si është në këto momente mafia shqiptare.
Kjo solli reagime të çoroditura nga qeveria, i pari kryeministri e pastaj ministri i Brendshëm bënë komente të ashpra. Folën siç besoj bëjnë çdo herë kur kanë të bëjnë edhe me gazetarët shqiptarë, folën për “fake news”, gjithçka e trilluar, gazetari e keqe, asgjë e vërtetë.
Tani këto janë fakte të vërtetuara, që nuk diskutohen, për të cilat janë të gjitha provat e nevojshme. U befasova nga ky agresion kaq i vendosur.
Këtë mekanizëm e njohim realisht mirë edhe në Itali, Është i njëjti që përdorin edhe politikanët italianë, bëjnë koment agresiv kundër gazetarit, që sjell një seri komentesh, zinxhirë sharjesh, që nuk shterojnë, por kërcënimet shtohen.
Pas ndërhyrjes së qeverisë shqiptare, erdhën kërcënime të ndryshme, gati të gjithë me emra shqiptarë në rrjetet sociale, unë i verifikova ishte falsë, emra shqiptare. Njëri nga ata fliste për një pushkë me precizon që ishte gati të më shënjonte, më thoshte që të bëja kujdes, të mbroja krahët. Nuk i dhashë shumë vëmendje, mendova se nuk isha kaq i rëndësishëm.
Le të themi që kur kemi nisur të flasim me gazetarët shqiptarë për rëndësinë e asaj që po ndodh, për propozimin për ligjin që synon të vendosë nën kontrolli ne qeverisë edhe uebin, aty nisi një valë e re agresionesh, në rrjetet sociale erdhën mesazhe kërcënuese, m’u këshillua që të mos ta lë këtë që të rrjedhë në heshtje, por të vë në dukje çfarë po ndodh.
-Si e shpjegoni këtë marrëdhënie të kryeministrit me rrjetet sociale dhe me median në përgjithësi? Ai është shumë i pranishëm ...
Kjo është diçka absolutisht e pabesueshme. Besoj se nuk ka asnjë shembull tjetër në botë të një kryeministri që e ndërton vetë komunikimin politik.
Dua të them që përkufizimi i gazetarisë është “qeni i rojës së politikës”.
U krijua për të kontrolluar çfarë ndodh, çfarë politika bën njëfarësoj. Sipas meje mundësia që të jesh i pranishëm, të shikosh, mos të bësh pyetje sepse politika e ndërton vetë informacionet e vet, atëherë do të thotë se ka një ndrydhje totale të domethënies së gazetarisë, Pra ideja është që kemi të bëjmë me një politikë që ndalon, që nuk do që të ketë asnjë lloj kritike e nuk pranon që i bëhen pyetje.
Pra, një qeveri që nuk pranon përballje me shtypin e lirë, që nuk pranon kritikë apo thjesht pyetje nga gazetat që kanë për detyrë që t’i servirin publikut kontradiktat, vështirësitë apo pikat e dobëta të mundshme të politikës, gazetaria është qeni i rojës së politikës dhe nëse politika ndalon kryerjen e këtij roli, do të thotë që nuk ka asnjë dëshirë që të marrë pyetje, të marrë kritika, të ketë një marrëdhënie me shtypin e lirë që është demokratike. Pra të themi që kemi një sjellje të një qeverie totalitare që me demokracinë nuk ka të bëjë fare.
-Një këshillë për gazetarët shqiptarë, si duhet të sillen në këto momente?
Shiko, mendoj se kemi të bëjmë me një vështirësi që është e përbashkët. Kjo mënyrë agresioni kundrejt shtypit ekziston në njëfarë mënyrë edhe në Itali. Pra për t’i denigruar publikisht, për t’i treguar njerëzit si armiq, gazetarët si armiq publik, siç thotë Rama. Është një mënyrë që në Itali e njohim mirë.
Unë besoj se gazetarët shqiptarë kanë vetëdije mjaft të fortë. Ajo që nuk duhet të ndodhë është që ndoshta në njëfarë mënyrë rrjedh si pasojë normale, pra është e kuptueshme që mund të ketë një auto-censurim, pra gazetarët do kërkojnë që të liminojnë dhe evitojnë problemet, pra të evitojnë diskutime jokomode. Kjo nuk duhet bërë.
Por kam njohur shumë kolegë me mjaft vlerë në Shqipëri dhe e di se ka vetëdije dhe vendosmëri për ta çuar përpara punën e tyre dhe të bëjnë edhe aleanca ndërkombëtare që u mundësojnë që të dalin nga izolimi që përndryshe bëhet mbytës. Ky vlen si shembull kudo, vlen në Shqipërinë, vlen në Itali, apo për çdo shtet tjetër.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38