Flash News

KRYESORE

Gazetari i Report TV: Tahiri nuk është ‘peshk i madh’, gjyqi i montuar politikisht

Në pritje të vendimit për Saimir Tahirin, gazetari i Report TV, Arsen Rusta mendon se ish-ministri nuk është ‘peshku i madh’ që meriton të dënohet. Në emisionin “Java në TVSH”, Rusta la të kuptohet se vendimi i “Krimeve të Rënda” është i diktuar politikisht.

“Vazhdoj të them që shqetësimi im si qytetar dhe individ është se Saimir Tahiri nuk është ‘peshku i madh’, droga do të mbetet me Tahirin apo pa Tahirin. Le të themi se suksesi ia hëngri kokën atij: shkatërroi Lazaratin – ikonën e drogës dhe droga....nuk është e lehte ta thuash dënimin apo pafajësinë, por do te fitojë ai që nuk luan kurrë gjyqin politik”, parashikon Rusta.

Tahiri akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për tre vepra penale: “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “pjesëmarrje ne grup të strukturuar kriminal” ndërsa seanca e radhës do të jetë më 19 shtator.

Të fundit