Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gazetari i shkruan Ramës: Si 'të përdhunoi' Veliaj dhe të detyroi t'ia kaloje partinë me spektakël
Çim Peka, botuesi i Syri.net, në një editorial ka replikuar me kryeministrin Rama, i cili në fjalën e tij në kongresin e PSSh e ka quajtur 'Çim Kadriu'. Gazetari i 'ka numëruar' një varg gjërash 'që di' për kryeministrin, duke filluar nga fakti se 'Erion Veliaj e detyroi t'ja kalonte partinë atij' si edhe se 'është kërcënuar fizikisht'.
Peka shton se di më shumë se sa ka botuar për rastin e ndërhyrjes mjekësore të kryeministrit, por nuk do t'i thotë se 'nuk i duket etike'.
Më poshtë replika e plotë:
Qendrimin tim personal dhe linjën editoriale të SYRI.net kurrë nuk e kam parë si luftë personale me personin Edi Rama, por me Kryeministrin Rama dhe modelin e tij të qeverisjes. Si rrjedhojë, asnjëherë nuk të jam përgjigjur personalisht, dhe i kam qëndruar larg sulmeve nën-brez.
Nuk e kam marrë personale as kur detyrove pronarin e një televizioni modest të mbyllte emisionin tim ‘Fakt’ duke më nxjerrë në rrugë të madhe. Madje, thelle-thellë të kam falënderuar, sepse ishte ajo ndërhyrje brutale e Kryeministrit kundër gazetarëve kundërshtarë (si mua u ndodhi edhe shume emisioneve dhe gazetarëve), që më detyroi të hapja portalin SYRI.net.
Sot, falë qeverisjes tënde, SYRI.net ka një audience prej 450-500 mijë vizitorë në ditë, më shumë se të gjitha mediat e qeverisë sëbashku. Në aspektin profesional, edhe për ketë të falënderoj.
Shfaqjen e shëmtuar sot në sheshin Nënë Tereza e kam ndjekur nga larg dhe pa nerv. Thjeshtë kisha një kureshtje profesionale për të parë spektaklin e kalimit të pronësisë së Partisë Socialiste nga Edi Rama tek Erion Veliaj.
Duke e ditur se spektakli i sotshëm nuk ishte hapja e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale (pasi nuk do të ketë zgjedhje lokale), por ‘de facto’ kalimi i stafetës nga Rama tek Veliaj, më tepër prisja të shihja se si do të ishte pikënisja e Erion Velisë si lider i Partisë Socialiste. Por, jo! Sot e kishe me mua, dhe kolegët e mi.
Klithmat e pushtetit ndaj mediave që nuk janë më të dhe ndaj meje personalisht në anti-mitingun e Rilindjes i marr si një kompliment të madh profesional, dhe si motivim për të vazhduar më tej.
Por, nuk mund të rri pa t’i thënë dy fjalë ty si Edi Ramë.
‘Selamin’ që më dërgove para 7000 fytyrave të vrara e të sjella me forcë në atë shfaqje të shëmtuar, po ta kthej me ‘Selam’ përmes 500,000 lexuesve të SYRI.net. Nuk të jam përgjigjur as kur më ke dërguar sekserët e tu për të më blerë.
As nuk të jam përgjigjur kur më ke kërcënuar haptazi e midis rreshtave, nëpërmjet shqiptarëve apo të huajve nën avujt e nxehtë të alkoolit në zyrën tënde. Por një gjë po të them: As nuk më blen. As nuk më shantazhon. E, as nuk më ndalon dot.
Duke qenë se kam zgjedhur të merrem me ty jo personalisht, por publikisht dhe politikisht, po të them gjithashtu se je i pashpresë. Dhe nuk ta ka fajin askush. As kundërshtarët politikë. As kundërshtarët brenda partisë tënde. As kundërshtarët mediatikë. As të brendshmit e as të jashtmit.
Nëse të ka djegur se kam informuar publikun për shëndetin e Kryeministrit të vendit, unë e shoh si detyrim profesional të medias, jo vetëm këtu, por kudo në botë.
Vetëm diktatorët kanë problem bërjen publike të problemeve shëndetësore, sepse sundimin e tyre e ndërtojnë mbi frikën, dhe të qenit i sëmurë i bën vulnerabël. Ndoshta ti ke frikë të përmendin sëmundjen, se sëmundja të kujton vdekjen, por ky është problem psikik i yti.
Nuk kam zgjedhur të informoj publikun në lidhje me atë se kush të ka shoqëruar, kush të ka pritur në aeroport dhe me çfarë makine, sa kohë të është dashur për të mbërritur nga aeroporti në spital, dhe kush të ka shërbyer nga stafi mjekësor. Jo se nuk përbën skup mediatik, por se kam ruajtur një etikë profesionale për tu përqendruar vetëm në ato elemente që I shërbejnë publikut. Madje, as nuk të kam përmendur sëmundje të tjera, që janë më të rënda se katër stenta venozë, sepse janë gjëra tepër privatë dhe të vetë-shkaktuara.
Ne të dy e dimë se ti ke prekur fundin tënd. Po ashtu dimë se nga sot ti nuk je më kryetar I Partisë Socialiste, por Erion Veliaj. Dimë edhe se me shfaqjen e sotshme të përdhunoi duke të detyruar t’ia kalosh Partinë me spektakël.
Dimë edhe gjëra të tjera.
Dimë që grupi parlamentar të është ndarë në dysh. Se deputetet, disa prej ministrave, drejtorët, e shefat e policisë po vrapojnë për të gjetur pronar të ri brenda dhe jashtë partisë. A nuk janë minjtë që e ndjejnë të parët tërmetin?
Dimë që je i marrë peng nga krimi, dhe nuk të lenë të largohesh.
Dimë se lidhjet e tua me krimin janë të hershme, shumë më të hershme se para se ti futeshe politikës.
Dimë që ke probleme financiare ne Singapor e Hong Kong. Dhe se preferon të punosh me femra. Po ashtu, nga Delaware në New York.
Dimë se je futur në pazare territoresh dhe se të kanë kërcënuar edhe fizikisht.
Dimë se ka një duzinë shërbimesh që të njohin me dhëmbë e dhëmballë, dhe ti e di këtë.
Dimë edhe që po kërkon marrëveshje. Jo me shqiptarët, por me të huajt. Marrëveshje, jo për zgjidhje politike, por për vete. Marrëveshje që nuk po e gjen në Europë, e po shikon larg në lindje.
Dimë se do të urresh veten kur të mësosh se ata që ti sot mban më afër, bash ata po shesin. Më shumë akoma do të shesin kur të mos jesh më.
Dimë se pa përjashtim të gjithë ata që po të rrinë afër, nuk e kanë prej idealizmit apo lidhjes shpirtërore me ty, por prej interesit, dhe kur të vijë momenti që tua kesh nevojën, nuk do të jenë aty për ty.
Dimë që nuk do të ikësh pa bërë dëm. Nuk e Dimë sa dëm do bësh. Këtë vetëm ti e di.
Dimë edhe se frikacaku dhe i ligu është më i rrezikshëm se trimi dhe i forti.
Por, si përfundim një këshillë politike dhe personale po ta jap: ke futur 37,000 kryefamiljarë në burg për rrymën elektrike, ke vjedhur miliarda dollarë me oligarkët e tu, ke marrë me dhunë prona, e ke rrafshuar qindra shtëpi, ke shkatërruar jetë, ke blerë e je shitur, dhe ja ku jemi.
Gjej një zgjidhje së pari për vendin, e së dyti për veten!
Sa për mua, po të them se këtu me ke!
Syri.net
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38