All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Gazetari i shqetësuar: Po shpërthen krimi i mafies së pronave

Gazetari i shqetësuar: Po shpërthen krimi i mafies së pronave
All - Paragraf - 1

Gazetari Ferdinand Dervishi është i shqetësuar pasi në Shqipëri në këtë moment po shpërthen krimi i mafies së pronave. Ai thotë se kriminelët e fuqishëm po i shkojnë kryeregjistruesve me pistoleta në kokë.

All - Paragraf - 3

“Krimi ka një moment vlimi kur vlon dhe shpërthen. Në këtë moment po shpërthen krimi i mafies së pronave. Nuk është kjo situatë vetëm Durrësi, por ka pasur një situatë po aq të rëndë në Vlorë. Flitet për prona të ish-pronarëve të mëdhenj shqiptar, prona shtetërore që për 30 vjet me radhë janë futur në shënjestër të asaj që ne e quajmë mafie e pronave.

Ata e kanë arritur të fusin në pronësi të tyre sipërfaqe shumë të mëdha në bregdet dhe në vende të tjera ku gjenerohen shumë lek. Këta kanë gjeneruar miliona euro dhe janë vendosur në shoqërinë shqiptare shumë fuqishëm. Jemi në momentin kur këta persona po i venë kryeregjistruesve të rretheve me kobure te koka.”, tha Dervishi në emisionin “360 Gradë” në Ora News.

Të fundit