Flash News

KRYESORE

Gazetari i TCh-Nishanit: Kam informacione se LSI do të regjistrohet në zgjedhjet vendore; Si i përgjigjet ish-presidenti

Gazetari i TCh-Nishanit: Kam informacione se LSI do të regjistrohet në

Gazetari i Top Channel Denis Dyrnjaja ka deklaruar se në bazë të burimeve të tij kishte informacion se Lëvizja Socialiste për Integrim do të regjistrohet në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

I ftuar në emisionin ‘Open’, Dyrnjaja i është drejtuar ish presidentit Bujar Nishani nëse ka dijeni PD për këtë lëvizje politike të aleatit të saj më të madh dhe nëse kemi të bëjmë me një lëvizje të koordinuar brenda datës 30 qershor.

“Kam informacion se LSI do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit’, tha gazetari, ndërkohë që Nishani iu përgjigj se nuk mund të shprehej në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por se asnjë nga partitë reale opozitare nuk do regjistrohen në zgjedhje.

Shiko më tepër në video:

Të fundit