Flash News

KRYESORE

Gazetari i thur poezi plazheve të jugut: Omletën për pulë shite, bosh dhe në gusht, bosh o i zi

Gazetari i thur poezi plazheve të jugut: Omletën për pulë

Plazhet e jugut të vendit janë ndër zonat më të preferuara nga pushuesit në çdo sezon turistik. Por këtë sezon, deri më tani, është raportuar disa herë se plazhet në jug janë bosh, ndryshe nga vitet e tjera, ndërsa nuk kanë munguar as foto nga faturat e restoranteve e bareve të cilat, në disa raste ofrojnë çmime jashtë normales.

Nisur nga kjo situatë, gazetari i kronikës në Abc News, Armand Bajrami ka thurur një poezi dedikuar plazheve në jug të vendit.

Poezinë, të titulluar “"Himni" i plazheve t'jugut”, gazetari Bajrami e ka publikuar në rrjetin social Facebook.

Poezia

"Himni" i plazheve t'jugut

 

O plazh ne jug, o plazh urate

O vend bekuar, i mbetur thate

Lagur me det, djeg n'diell t'arte

Bosh dhe ne gusht, bosh o i zi

 

Fortese denglash, tmerr varfanjaku

S'te tremb klienti, s'te ze meraku

Kerkese nuk ke per c'te ofron pragu

Plazh kontrovers n'ekonomi

 

Ti per ca vite u gjallerove

E me gezim zerot n'cmim shtove

Po per sherbimin hic nuk mendove

Plazh i munguar per vegjeli

 

Sa shpejt pastaj per dhe u shtrive

Se ca pushuesve zemren u ngrive

U tha se omleten per pule shite

E nje shezlong per nje shtepi

 

Kaq keq nuk je, por nami doli

Se shpon ne shpirt bosh-portofoli

Ndaj koken ngri pushuesve foli

Dhuroju rehat e dashuri

 

Ti arrogancen hic s'e kurseve

Jo vec n'fature, po dhe ne sjellje

Seder klienti kurre s'perkedhele

Plazh ujekristal n'Jale e n'Dhermi

 

Perpjete prije shqiptarine

Perlind deshiren n'jug t'bejne pushim

Te lene Turqine edhe Greqine

T'i japin leket per vellazeri!

©Armand Bajrami

p.s.

Krijimi i mesiperm eshte bere ne nje cader plazhi ne jug. Ka qellim thelbesor dhurimin e buzeqeshjeve. 😊😊😉

Të fundit