Flash News

KRYESORE

Gazetari i Top Channel për Ramën: Fiks 'Stand up comedy', po na lë dhe Florian Binajn pa punë kështu si e ka nisur

Gazetari i Top Channel për Ramën: Fiks 'Stand up comedy', po

Takimi i Ramës në Durrës ka ngjallur polemika dhe tek gazetarët. Sipas gazetarit të Top Channel, Denis Dyrnjaja, takimi i sotëm ishte fiks si një "Stand up comedy".

Dyrnjaja ka bërë një përshkrim të takimit duke e krahasuar me emisionin e humorit "Portokalli".

"Folklor, njerëzit ulur në natyrë, por me karrige, duartrokitje, buzëqeshje si për Portokalli,"- shkruan Denisi.

Statusi i plotë:

Stand up comedy në Durrës, Edi Rama. Fiks Stand up comedy. Skenar për të qeshur, dialekt Shqipërie e Mesme, folklor, njerëzit ulur në natyrë, por me karrige, duartrokitje, buzëqeshje si për Portokalli. Gjithçka ok dmth. Dhe se ka keq në fakt i funksionon...po na lë edhe Florian Binajn pa punë kështu si e ka nis.

Lexo edhe: “Humor pa pare”, reagimet e durrsakëve në takimin me Ramën

Të fundit