Flash News

KRYESORE

Gazetari i trembet marrëveshjeve politike: Diskutim publik, Shqipëria ka vuajtur nga skutat

Gazetari i trembet marrëveshjeve politike: Diskutim publik, Shqipëria

Gazetari Mentor Kika mendon se kriza në Shqipëri mund të zgjidhet  vetëm nëpërmjet bisedimeve të faktorëve politikë.

Ai u kërkoi që palët të mos diskutojnë skutave por para të gjithë popullit, pasi vendi ka vuajtur nga këto lloj marrëveshjesh.

“Kjo krizë është jo si pasojë e përplasjes së dy lidershipeve, as si pasojë e qejfmbetjeve. Kjo krizë është krizë politike, krizë morale, shoqërore i ka të gjitha krizat brenda. Kjo duhet zgjidhur me një operacion të thellë në të gjitha drejtimet dhe nuk zgjidhet më me një marrëveshje, shtrëngim duarsh, në rastin më te keqe ndarje pushtetesh.

Nuk jemi në luftë me njeri-tjetrin, jemi në luftë me politikën ne si Shqipëri. Sot marrëveshja që duhet bërë është që palët të ulen, tashmë jo skutave, por të ulen LIVE dhe çdo zgjidhje t'i nënshtrohet një aprovimi jo referendar, por një diskutimi publik doemos. Shqipëria ka vuajtur nga marrëveshjet e skutave sepse kanë dalë gjithnjë e më keq.”, tha Kikia në emisionin “Arena” në Oranews.

Të fundit