Flash News

KRYESORE

Gazetari i tv Klan i drejtohet Karlo Bolinos: Meqë shan studentët shqiptarë me lajme ‘fake’, mësoju të tuve shqip fillimisht; Katër për sot!

Gazetari i emisioni ‘Opinion’, Dritan Laçi në tv Klan i kujton Karlo Bolinos se nëse i quan ngelës studentët që protestojnë para Ministrisë së Arsimit, fillimisht duhet të dijë vetë të shkruaj korrekt në gjuhën  shqipe.

Gazetari publikon me foto një fjali të publikuar në krye të ekranit të Report Tv, drejtuar nga pronari italian në Tiranë, ku fjalën Greqi e shkruan me shkronjë të vogël.

“Media që quan ngëlsa studentët por që vetë nuk di të shkruajë shqip.

Karlo meqë e ha e pi në Shqipëri dhe shan studentët shqiptarë me lajme fake mësoju të tuve të mësojnë shqip fillimisht...

Greqi shkruhet me shkronjë të madhe.

Kupton Karlo.

Të gjithë emërtimet gjeografike shkruhen me shkronjë të madhe.

Ulu Karlo Ngëlsi! Katër për sot!”, shkruan me ironi gazetari.

Të fundit